Ndërsa mikro dhe ndërmarrjet e vogla mundësojnë 59.8% të punësimit, ato arrijnë të kontribojnë ne 63% te volumit të shitjeve dhe duke
shtuar këtu edhe kontributin e ndërmarrjeve të
mesme, në total NVM-të në Shqipëri kontribojnë
me 79% të volumit të shitjeve, duke qenë në këtë
mënyrë baza e sektorit ekonomik jo bujqësor në
Shqipëri.
4. e – Biznesi
Biznesi elektronik ka të bëjë me tregtinë elektronike dhe me një mënyrë të re të operimit të ndërmarrjeve përmes përdorimit aktiv të teknologjive
të komunikimit dhe informacionit dhe dixhitalizimit të proceseve të biznesit. Për krijimin e një
klime nxitëse për biznesin, Qeveria ka ndërmarrë
reformën rregullatore e cila ka dhënë dhe rezultatet e para ndër të cilat përmendim krijimin e
Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit
dhe hartimin e ligjit për nënshkrimin elektronik.
•
•
•
•
•
•
•
Regjistrimi i biznesit. Tashmë regjistrimi
i biznesit ka kaluar nga kompetencat e
gjykatës në ato të Qendrës Kombëtare të
Regjistrimit dhe ka pasur një përmirësim të
ndjeshëm në kohën e regjistrimit nga 42
ditë në 1 ditë. Kjo qendër e filloi aktivitetin
e saj në shtator të vitit 2007 duke realizuar:
Regjistrimin “me një ndalesë” të biznesit;
Regjistrimin elektronik;
Regjistrin tregtar elektronik;
Regjistrimin e mundshëm në të gjithë
Shqipërinë (në proces);
Plotësimin e standardeve ndërkombëtare
për regjistrimin e biznesit;
Përfitime dhe lehtësira për bizneset.
Tregtia elektronike dhe gatishmëria e
biznesit.
Për të bërë të mundur realizimin e tregtisë elektronike, është e nevojshme një gatishmëri e lartë
e bizneseve. Sipas Indeksit të Gatishmërisë për
Rrjet të Raportit për teknologjinë e informacionit
të Forumit Ekonomik Botëror, të vitit 2005, Shqipëria ishte në vendin 114 nga 115 vende gjithsej, përsa i përket gatishmërisë së bizneseve për
Në kuadrin e projektit ELISA të financuar nga INTERREG IIIB CADSES, nga konsorciumi i këtij projekti dhe partnerët shqiptare Albinvest dhe INIMA
është përgatitur një broshurë dhe një platformë
elektronike me qëllim dhënien e njohurive bazë
për një biznes të suksesshëm në Internet. Ky
produkt i projektit është duke u shpërndare nga
Albinvest në kuadrin e planit kombëtar për këshillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
tregtinë elektronike. Ndërkohe shihet një ndryshim në situatën e përdorimit të internetit nga
bizneset në veçanti për biznesin e madh. Ndërmarrjet e mëdha janë duke implementuar zgjidhje software dhe janë duke bërë përpjekje për
dixhitalizimin e proceseve të biznesit të tyre në
nivelin e ndërmarrjes. Mbështetur në një vrojtim
të kryer nga IDRA10 në rreth 300 kompani të biznesit të madh, rezulton se 84% e kompanive të
intervistuara kanë akses të plotë në internet në
zyrat e tyre, 68% e këtyre bizneseve kanë lidhje
me shpejtësi të lartë dhe 58% e bizneseve kanë
15%
1%
84%
INTERNET
E-MAIL
ASNJËRËN
intranet në zyrat e tyre.
Kjo është një shifër e konsiderueshme që sugjeron tashmë ekziston infrastruktura për të përdorur
shërbime IT. Sidoqoftë duhet të merret parasysh
fakti që bëhet fjalë për “tatimpagues të medhenj”, që janë financiarisht dhe administrativisht
më të formuar se bizneset e tjera dhe se lidhja
me internetin për këto biznese nuk është çështje
kostoje. Ndërkohë nuk ka ndonjë vlerësim aktual
për përdorimin e internetit nga NVM-të, por sipas
raportit të studimit Observatori i ndërmarrjeve të
vogla dhe të mesme në Shqipëri, përgatitur nga
18 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t
10 Institute Development Research Area