3.3 Edukimi i publikut dhe
biznesit mbi TIK
cializuara të TIK, në veçanti kanë vuajtur në masë
nga “migrimi i trurit”. Për të njëjtën arsye institucionet publike, hasin vështirësi të mëdha për të
gjetur specialistët e nevojshëm për mirëmbajtjen
e përditshme të sistemeve të infrastrukturës së
TIK. Megjithatë, në kontekstin e proceseve të
integrimit Euro-Atlantike, komuniteti akademik
është përfshirë në disa projekte të rëndësishme
rajonale të financuara nga Komisioni Europian.
Këto projekte përfaqësojnë një arritje të zhvillimit europian të kërkimit shkencor në Ballkan
dhe në vendet rreth tij. Shembuj konkrete janë
projektet SEEREN dhe SEEREN2 për lidhjen e rrjeteve të kërkimit kombëtar në arsim të vendeve
të Ballkanit me rrjetin paneuropian të kërkimit në
arsim GEANT. Gjithashtu projektet SEE_GRID dhe
SEE_GRID2, të cilat synojnë transferimin dhe zhvillimin në rajonin e Europës Juglindore të rezultateve të projekteve në teknologjitë GRID, si një
komponent i rëndesishëm në hapësiren Europiane të Kërkimit (ERA). Teknologjitë GRID aftësojnë shfrytëzimin e burimeve në rrjetet pan-europiane të kërkimit në arsim nëpërmjet pjesëmarrjes
në organizata kërkimi virtual europiane. Projekti
i financuar nga Qeveria Italiane për krijimin e rrjetit Kombëtar Akademik (kërkim në arsim) në
vend, pritet që të jetë me rëndësi të veçantë.
Përveç zhvillimit të teknologjive të reja dhe zbatimeve, FP7 parashikon vazhdimin e projektit
shumëvjecar GEANT që realizon lidhjen ndërmjet
rrjeteve akademike kombëtare në super rrjetin
pan-europian, gjithashtu edhe me rrjete nga komunitete të tjera. Programi aktual kombëtar për
kërkimin dhe zhvillimin në TIK gjate 2007-2009,
duke u bazuar në rezultatet e arritura, drejtimet
e zhvillimit aktual ndërkombëtar dhe synimet qeveritare, kërkon të inkurajojë zhvillime të reja në
TIK dhe përdorimin e tyre.
Progresi i deritanishëm në rritjen e numrit të përdoruesve të internetit, tregon ndër të tjera dhe
për një rritje të shkallës së ndërgjegjësimit të
publikut për përfitimet dhe mundësitë e ofruara
nga TIK.
Po kështu ka një rritje të përdorimit të teknologjisë
së informacionit dhe komunikimit nga biznesi, në
veçanti nga biznesi i madh. Por penetrimi i internetit në vendin tonë mbetet ende i ulët. Një arsye për këtë është edhe shkalla e ulët e njohurive
mbi TIK si dhe njohuritë mbi përfitimet që ofron
përdorimi i teknologjisë se informacionit dhe komunikimit. Masat e marra për futjen e edukimit
për TIK në sistemin arsimor duhet të shoqërohen
me plane edukimi për popullatën e gjerë që në
një mënyre ose tjetrën do të bëhet përdorues i
informacionit apo i shërbimeve elektronike. Një
rëndësi të veçantë në drejtim të edukimit mbi
përfitimet dhe mundësitë e ofruara nga TIK duhet
të tregohet në edukimin e ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme (NMV), në menyrë që ato të mund
të përfitojnë nga avantazhet teknologjike që sjell
përdorimi i TIK. Domosdoshmëria për të treguar
një kujdes të vecantë në edukimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, mbështetet në faktin që për Shqipërinë rëndësia e sektorit të NVMve, dhe në veçanti e mikro-ndërmarrjeve është
e madhe, pasi ato në tërësi punësojnë 77% të
totalit të forcës punëtore. Mikrondërmarrjet9 në
Shqipëri zënë pothuajse 95% të totalit të ndërmarrjeve, nga 92% që zenë ato në strukturën e
ndërmarrjeve evropiane, duke punësuar 42% të
fuqisë punëtore.
Tabela 1: NVM dhe punësimi në Evropë dhe Shqipëri
NMV
Numri i ndërmarrjeve (në %)
Mikro
Të vogla
Të mesme
Evropa-19, 2003
92
7
1
Totali
Shqipëria, 2004
95
4
0.8
Evropa-19, 2003
39
17
13
70
Shqipëria, 2004
42
18
18
77
Punësimi (ne %)
Burimi: Observatori Evropian i NVM-ve dhe INSTAT
9 Në kuptim të këtij raporti klasifikimi i NVM-ve merr për bazë klasifikimin e rekomanduar nga BE
dhe jo atë që parashikon legjislacioni shqiptar për kalsifikimin e NVM-ve. Kështu, mikrondermarrjet kanë më pak se 10 punonjës, të voglat më pak se 50 punonjës dhe të mesmet më pak së 250
punonjës. 9Në kuptim të këtij raporti klasifikimi i NVM-ve merr për bazë klasifikimin e rekomanduar
nga BE dhe jo atë që parashikon legjislacioni shqiptar për kalsifikimin e NVM-ve. Kështu, mikrondermarrjet kanë më pak se 10 punonjës, të voglat më pak se 50 punonjës dhe të mesmet më pak së
250 punonjës.a
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 17