Ndërsa mikro dhe ndërmarrjet e vogla mundësojnë 59.8% të punësimit, ato arrijnë të kontribojnë ne 63% te volumit të shitjeve dhe duke shtuar këtu edhe kontributin e ndërmarrjeve të mesme, në total NVM-të në Shqipëri kontribojnë me 79% të volumit të shitjeve, duke qenë në këtë mënyrë baza e sektorit ekonomik jo bujqësor në Shqipëri. 4. e – Biznesi Biznesi elektronik ka të bëjë me tregtinë elektronike dhe me një mënyrë të re të operimit të ndërmarrjeve përmes përdorimit aktiv të teknologjive të komunikimit dhe informacionit dhe dixhitalizimit të proceseve të biznesit. Për krijimin e një klime nxitëse për biznesin, Qeveria ka ndërmarrë reformën rregullatore e cila ka dhënë dhe rezultatet e para ndër të cilat përmendim krijimin e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe hartimin e ligjit për nënshkrimin elektronik. • • • • • • • Regjistrimi i biznesit. Tashmë regjistrimi i biznesit ka kaluar nga kompetencat e gjykatës në ato të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe ka pasur një përmirësim të ndjeshëm në kohën e regjistrimit nga 42 ditë në 1 ditë. Kjo qendër e filloi aktivitetin e saj në shtator të vitit 2007 duke realizuar: Regjistrimin “me një ndalesë” të biznesit; Regjistrimin elektronik; Regjistrin tregtar elektronik; Regjistrimin e mundshëm në të gjithë Shqipërinë (në proces); Plotësimin e standardeve ndërkombëtare për regjistrimin e biznesit; Përfitime dhe lehtësira për bizneset. Tregtia elektronike dhe gatishmëria e biznesit. Për të bërë të mundur realizimin e tregtisë elektronike, është e nevojshme një gatishmëri e lartë e bizneseve. Sipas Indeksit të Gatishmërisë për Rrjet të Raportit për teknologjinë e informacionit të Forumit Ekonomik Botëror, të vitit 2005, Shqipëria ishte në vendin 114 nga 115 vende gjithsej, përsa i përket gatishmërisë së bizneseve për Në kuadrin e projektit ELISA të financuar nga INTERREG IIIB CADSES, nga konsorciumi i këtij projekti dhe partnerët shqiptare Albinvest dhe INIMA është përgatitur një broshurë dhe një platformë elektronike me qëllim dhënien e njohurive bazë për një biznes të suksesshëm në Internet. Ky produkt i projektit është duke u shpërndare nga Albinvest në kuadrin e planit kombëtar për këshillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme. tregtinë elektronike. Ndërkohe shihet një ndryshim në situatën e përdorimit të internetit nga bizneset në veçanti për biznesin e madh. Ndërmarrjet e mëdha janë duke implementuar zgjidhje software dhe janë duke bërë përpjekje për dixhitalizimin e proceseve të biznesit të tyre në nivelin e ndërmarrjes. Mbështetur në një vrojtim të kryer nga IDRA10 në rreth 300 kompani të biznesit të madh, rezulton se 84% e kompanive të intervistuara kanë akses të plotë në internet në zyrat e tyre, 68% e këtyre bizneseve kanë lidhje me shpejtësi të lartë dhe 58% e bizneseve kanë 15% 1% 84% INTERNET E-MAIL ASNJËRËN intranet në zyrat e tyre. Kjo është një shifër e konsiderueshme që sugjeron tashmë ekziston infrastruktura për të përdorur shërbime IT. Sidoqoftë duhet të merret parasysh fakti që bëhet fjalë për “tatimpagues të medhenj”, që janë financiarisht dhe administrativisht më të formuar se bizneset e tjera dhe se lidhja me internetin për këto biznese nuk është çështje kostoje. Ndërkohë nuk ka ndonjë vlerësim aktual për përdorimin e internetit nga NVM-të, por sipas raportit të studimit Observatori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri, përgatitur nga 18 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 10 Institute Development Research Area

Select target paragraph3