Qendra për kërkim dhe zhvillim, (dhjetor 2006) vërehet se vitet fundit ka një tendencë të NVMve për të investuar në modernizimin dhe futjen e teknologjive të reja. në Shqipëri. Pjesa më e madhe e produkteve të ofruara nga bankat e nivelit të dytë bëjnë pjesë në paketën tradicionale të shërbimeve: depozita, llogari, transferta. Për të arritur gatishmëri të lartë për tregtinë elektronike ekzistojnë disa kërkesa ligjore të cilat duhen plotësuar të tilla si ligji për tregtinë elektronike, nënshkrimin elektronik, dokumentin elektronik, sigurinë etj. Aktualisht është miratuar ligji Nr. 9880 dt. 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, ndërkohë duhet të hartohet ligji për tregtinë elektronike. Sipas angazhimeve në MSA, kuadri ligjor për tregtinë elektronike është planifikuar të përfundojë në mesin e vitit 2009. Edhe pse në tregun shqiptar ekzistojnë banka që kanë mbështetjen e grupeve të fuqishme bankare të huaja, ky shërbim ende nuk është shumë i zhvilluar. Arsyeja kryesore është raporti kosto – përfitim pasi numri i vogël i përdoruesve sjell kosto të lartë dhe humbje për bankat. Nga ana tjetër, nëse nuk ofrohet një shërbim i caktuar është vështirë të përcaktohet numri i përdoruesve potencialë të tij. Duket sikur është një rreth vicioz, megjithatë pika kyçe në këtë rreth mbetet infrastruktura e telekomunikacionit. Internet Banking në Shqipëri. Kjo praktikë bën të mundur kapërcimin e orareve, eleminimin e pritjes së gjatë në rradhë si dhe aspektet burokratike të bankës tradicionale, duke lejuar administrimin e shpejtë dhe në mënyrë më eficiente të financave personale. Të gjitha bankat në Shqipëri janë të pranishme në internet me faqe të tyre, ku jepen informacione të përgjithshme mbi bankën dhe shërbimet që ajo ofron, por internet banking është ende në fillimet e tij 5. Kuadri ligjor për shoqërinë e informacionit Duket se zhvillimi i kësaj infrastrukture ka nxitur disa nga bankat të marrin përsipër sfida për ofrimin e këtyre shërbimeve. Numri i kartave elektronike të pagesave është rritur ndjeshem, dhe duke u nxitur nga ecuria e këtij përdorimi mund zhvillohet edhe internet banking në të ardhmen. Natyrisht edhe elementët e sigurisë së ofruar nga bankat dhe transparenca mbi koston e tij, janë elementë të rëndësishëm që ndikojnë. Plotësimi i kuadrit ligjor dhe përmirësimi i tij sipas praktikave më të mira europiane është një nga prioritetet në vijimësi në drejtim të zhvillimit të shoqërisë së informacionit. Zhvillimi i shoqërisë së informacionit kushtëzohet dhe nga përshtatja e legjislacionit përkates të nevojshem. Deri tani, janë hartuar dhe miratuar në përputhje me angazhimet e marra në MSA një sërë ligjesh të rëndësishme në fushën e shoqërisë së informacionit:. • Ligji Nr. 9880, datë.25.2.2008 „Për nënshkrimin elektronik“; • Ligji Nr. 9887, datë. 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”; • Ligji Nr. 9643, datë. 20.11.2006, i ndryshuar, “Për prokurimet publike”, që realizon mundësinë e prokurimit elektronik; • Ligji Nr. 9723, datë. 3.5. 2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”; • Ligji Nr. 9918, datë. 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”; • Në fushën e krimit kibernetik Shqipëria ka nënshkruar dhe ratifikuar Konventën për Krimin Kibernetik në vitin 2002 dhe ka reflektuar në Kodin Penal dhe Kodin e Procedures Penale kërkesat e kësaj konvente. 6. Prirjet e zhvillimit të sektorit TIK në Shqipëri Megjithëse sipas treguesit të vleresimit të gatishmërisë elektronike për vitin 2005, Shqipëria renditej ndër vendet e fundit sektori i TIK ka pasur rritje të konsiderueshme. Elementët e ndryshëm që e tregojnë këtë janë: • Një numër i madh biznesesh që ushtrojne aktivitetin e tyre në fushën e TIK; • Numri i kompjuterave për 100 banorë është rritur nga 0.5 në vitin 200211 në 1.2 në vitin 200512, pra një rritje rreth 2.5 herë, sipas vlerësimeve të INSTAT. Numri i kompjuterave në vend vlerësohet 85.000, ku mbi 50% e tyre përdoren nga bizneset dhe administrata publike. • Numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri vlerësohej rreth 120 408, sipas LSMS 2005, me një rritje të konsiderueshme kundrejt vlerësimeve S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 19

Select target paragraph3