të punës. Në periudhën afatmesme në fushën e sigurimeve shoqërore për realizimin e këtyre objektivave janë parashikuar këto projekte: 1. Ngritja e një sistemi informacioni modern që konsiston në informatizimin e llogaritjes së përfitimeve, mbledhjes së kontributeve dhe të sistemit të pagesave. Ky projekt do të bëjë të mundur rritjen e cilësisë së punës, saktësisë së llogaritjes dhe uniformitetin e zbatimit të ligjit, krijimin e një historiku karriere për cdo kontribues, të saktë dhe transparent, dhe mirëadministrimin e fondeve financiare të ISSH. Pra, e ndarë në komponente paraqitet si më poshtë: • Informatizimi i të dhënave të kontribuesve, krijimi i bazës së të dhënave • Krijimi i llogarive personale të kontribuesve • Informatizimi i bazës së të dhënave të pensioneve • Llogaritja automatike e pensioneve • Prodhimi i urdhërpagesave të pensioneve dhe lidhja online me ato pika postare që janë informatizuar dhe shkarkimi automatik i kartelave të pagesës së pensioneve, procesi është i kondicionuar me informatizimin e Postës 2. Ngritja e arshivës së centralizuar të kontributeve dhe të përfitimeve. Ky projekt do të krijojë mundësinë e grumbullimit të të gjitha dokumentave të sigurimeve shoqërore deri tani të shpërndara, në një arkive të centralizuar duke rritur sigurinë fizike, kushtet e ruajtjes, mbrojtjen nga falsifikimet e mundshme dhe uljen e informalitetit. vëmendjes. Akses më i mirë për shërbimin shëndetësor parësor dhe ofrim të shërbimeve sipas normave dhe standarteve të përcaktuara. Në fushën e shëndetësisë vendi përballet me një sërë sfidash, por interesi për zhvillimin e telemedicine dhe e-health ështe i qartë. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH) në bashkëpunim me Bankën Botërore janë angazhuar për zhvillimin dhe implementimin e një sistemi të integruar informacioni shëndetësor kombëtar (S.I.I.SH.K) si dhe pajisjen me karta elektronike shëndetësore që do të zëvendësojnë formën manuale të të dhënave shëndetësore. Nisur nga fakti që sistemi aktual i informacionit shëndetësor në Shqipëri vlerësohet i copëzuar, me cilësi të dobët shpesh nuk jepet në kohën e duhur, Ministria e Shëndetësisë e konsideron rishikimin e sistemit të informacionit shëndetësor si një nga përparësitë e saj urgjente. Politikat që do të zbatohen në drejtim të e-health konsistojnë në: • Projekti për informatizimin e sektorit të arkivëprotokollit; • Projekti për sistemin e informacionit në shërbimin parësor; • Sistemi i menaxhimit të paketës statistikore në të gjithë drejtorinë e shëndetit publik në nivel qarku; • Lidhja online e ministrisë me drejtoritë rajonale; 3. Harmonizimi i procedurave të kontabilitetit dhe “work flow”, sistemi financiar i ISSH me Ministrinë e Financave, Thesarin dhe Bankën Qendrore të Republikës së Shqipërisë. • Projekti health-net; 4. Krijimi i rrjeteve të tranzitimit të të dhënave online nga Drejtoria e Përgjithshme e ISSH në 12 drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, Agjencitë dhe anasjelltas. • Krijimi i një sistemi të integruar informacioni shëndetësor kombëtar; e-shëndetësia Politikat afatgjata të sektorit të shëndetësisë konsistojnë në: hartimin e një kuadri ligjor të plotë dhe modern një sistem financimi adekuat të burimeve njerëzore të afta për t’iu përgjigjur nevojave të sistemit shëndetësor dhe një sistem informacioni të plotë në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor. Vendosja e pacientit në qendër të • Projekti për regjistrimin e burimeve njerëzore në sektorin shëndetësor; Krahas këtyre projekteve që janë në proces, nga ministria e shëndetësisë janë planifikuar edhe aktivitetet e mëposhtme: • Ngritja e sistemit të informacionit për kompjuterizimin e procedurave të licensimit të aktivitetit shëndetësor privat; • Krijimi i një baze të dhënash për indikatorët e mjedisit dhe shëndetit; • Administrimi financiar i aktivitetit 32 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3