4. Krijimi i bazave të të dhënave elektronike në ministritë, institucionet e varësisë sipas fushës së veprimtarisë së tyre. Sistemet, bazat e të dhënave që do të krijohen do të shërbejnë për shtimin e shërbimeve publike të ofruara në rrugë elektronike. Në krijimin e këtyre bazave të të dhënave do të synohet respektimi i standarteve të hapura, dhe sigurimi i interoperabilitetit të tyre. 5. Futja në përdorim e kartave të identitetit dhe e pasaportave elektronike do të rrisë nivelin e shërbimit për qytetarët duke e bërë procesin e identifikimit të sigurt, të shpejtë dhe të çertifikuar. Do të krijohet lidhja midis sistemit të gjendjes civile dhe sistemit të kartave të identitetit. 6. Ofrimin e shërbimeve mbi bazat e gjithëpërfshirjes, mosdiskriminimit, transparencës dhe aksesit të barabartë për të gjithë. Një vëmendje e vecantë do të tregohet për krijimin e mundësive të përfitimit dhe nga shtresa të shoqërisë me nevoja të veçanta sociale. e-drejtësia Janë marrë masa për ndërtimin e një Sistemi për Menaxhimin e Dokumentacionit për Ministrinë e Drejtësisë duke bërë studimin dhe nxjerrjen ToR për ndërtimin e tij. Politikat që do të ndiqen në të ardhmen janë: Ndërtimi i një rrjeti të brendshëm të • dixhitalizuar intraneti mes Ministrisë së Drejtësisë dhe disa prej institucioneve të • varësisë, Kompjuterizimi i shërbimit të përmbari• mit gjyqësor; Krijimi i një sistemi regjistrimi (audio, • video) dhe kartele mjeko – ligjore për Institutin e Mjekësisë Ligjore, Krijimi i një rrjeti të brendshëm të dixhi• talizuar intraneti për të gjithë sistemin e Shërbimit Përmbarimor, Sistemin e Gjykatave, Avokaturës së Shtetit dhe Burgjeve. Instalimi i rrjetit kompjuterik për funk• sionimin e administratës së burgjeve në vitin 2009, si një nga objektivat e vendosura në Planin Buxhetor Afatmesëm. Po punohet për zbatimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe përmirësimin e sistemit të teknologjisë së informacionit në gjyqësor, ndërtimin e një sistemi VOIP mes Gjykatave si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar për një menaxhim të integruar të informacionit në luftën kundër krimit të organizuar; Është në proces sistemi i kadastrës elektronike, certifikatës së pronësisë si dhe regjistrimi hipotekor i pengut për personat ligjor; e-taksë Lufta kundër krimit ekonomik, evazionit fiskal dhe korrupsionit, si sfidat më prioritare të qeverisë, janë edhe sfidat më evidente, me të cilat po përballet çdo ditë administrata tatimore. I është dhënë prioritet kontrollit të brendshëm, në funksion të luftës ndaj evazionit fiskal. Synohet që në planin afatmesëm të gjithë pagesat me vetëdeklarim të kryhen “on-line” duke iu shmangur burokracive administrative dhe duke reduktuar ndjeshëm kohën e biznesit. e-dogana Në administraten doganore do të zbatohet sistemi automatik i përpunimit të të dhënave ASYCUDA++ si dhe do të mundësohet migrimi në sistemin ASYCUDAWORLD. Gjatë vitit 2008 – 2009 synohet përpunimi 100% i deklaratave doganore përmes sistemit automatik të përpunimit të të dhënave, si dhe migrimi i ASYCUDA ++ në ASYCUDAWORLD. Punësimi Në planifikimin afatmesëm synohet hartimi i një regjistri kombëtar të subjekteve dhe të punësuarve, ofrimi i informacionit online për punësimin. Në vijim të projektit pilot të financuar nga qeveria suedeze për ngritjen e Sistemit Informatik të Punësimit në rajonet e Tiranës dhe Korçës, do të punohet që ky sistem të shtrihet shumë shpejt edhe në Zyrat e tjera Rajonale të Punësimit në të gjithë vendin. Sistemi kryesor i IT-së - ai i shërbimeve të punësimit, do të përmbajë: • Banka e vendeve të lira të punës; • Banka e punëkërkuesve të papunë; • Banka ose regjistri i biznesit. Sigurimet shoqërore Objektivat dhe prioritetet e Insititutit të Sigurimeve Shoqërore, janë mirëadministrimi i sistemit, reformimin e tij, pastrimi i skemës nga përfituesit e padrejtë në kuadër të luftës kundër informalitetit, rritja e performancës së institucionit, rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj klienteve etj. Arritja e këtyre objektivave, suksesi i tyre janë ngushtësisht të lidhura me informatizimin e sistemit me automatizimin e proceseve S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 31

Select target paragraph3