tare. Qëllimi i kësaj strategjie është të rishikojë
dhe të koordinojë detyrimet që lindin nga angazhimet e marra për krijimin e shoqërisë së informacionit me qëllim që të sigurohet përmbushja
e përgjegjësive nga të gjithë aktorët në mënyrë
të koordinuar. Strategjia konsideron si faktor
kyç të suksesit për formimin dhe zhvillimin e
shoqërisë së informacionit rritjen e përdorimit të
teknologjive të informacionit dhe shikon zhvillimin e infrastrukturës për teknologjinë e informacionit si çelësin e zbatimit të suksesshëm të saj.
Në zbatim të qëllimit të mësipërm në strategji
janë përcaktuar fushat prioritare bashkë me objektivat e përgjithshëm që synohen të arrihen.
Fushat kryesore prioritare janë infrastruktura, qeverisja elektronike dhe shërbimet publike, edukimi dhe njohurite, e-biznesi dhe kuadri ligjor.
Kjo strategji është e shoqëruar dhe me një plan
veprimi bashkëngjitur strategjisë.
Dokumentat kryesore ku është mbështetur Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin e shoqërisë së
informacionit 2008-2013 janë:
• Deklarata e përbashkët e nënshkruar nga ven-
det e Europës Juglindore në kuadrin e Paktit të
Stabilitetit në Qershor 2002
• Axhenda për zhvillimin e shoqërise së informacionit nënshkruar në tetor 2002
• Memorandumi për bSEE (broadband South
Eastern Europe)
• Plani i veprimit dhe Deklarata e Samitit Botëror
të Shoqërisë së Informacionit WSIS 2003
• eEuropa Action Plan dhe inicitivën i2010 të BE
• Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
2007-2013 (SKZHI)
• Axhenda e-SEE plus, e nënshkruar në tetor
2007
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit si institucion qendror i ngritur pranë Këshillit të Ministrave luan rol të rëndësishëm në koordinimin e politikave për zhvillimin e shoqërisë së
informacionit, zbatimin dhe monitorimin e strategjisë.
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t