PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në NATO, dhe ka ndërmarrë një sërë reformash të nevojshme për t’u afruar sa më shumë me standardet ndërkombëtare dhe europiane. Modeli europian i zhvillimit është modeli i një ekonomie të bazuar në njohuritë dhe në shoqërinë e informacionit. Nën këtë shembull dhe atë të Strategjise së Lisbonës për një Europë elektronike, vendet e Europës Juglindore nënshkruan në Tetor të vitit 2002 një axhendë të përbashkët eSEE (electronic South Eastern Europe) duke e parë modernizimin dhe përdorimin e teknologjive te reja, si dhe mundësitë për zhvillim që ato ofrojnë si një rrugë të shpejtë zhvillimi. Shqipëria e ka rikonfirmuar angazhimin e saj për të ecur drejt rrugës së funksionimit të një ekonomie të bazuar në njohuritë dhe krijimin e një shoqërie të informacionit, përmes nënshkrimit në tetor të vitit 2007 të eSEE Agenda+ së bashku me vendet e tjera të Europës Juglindore. Kjo agendë e përbashkët rajonale u nënshkrua nën frymën e planit të veprimit të Bashkimit Europian i2010 për shoqërinë e Informacionit. Angazhimet e marra në këto dy dokumenta përbëjnë një sfidë të madhe për Shqipërinë, nëse marrim parasysh gjendjen aktuale të zhvillimit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) në Shqipëri. Ky dokument bazohet në Strategjinë Kombëtare për TIK të miratuar me VKM Nr. 216 datë 10.4.2003, e cila përfshinte 14 objektiva dhe kishte përcaktuar disa masa prioritare për të bërë të mundur zhvillimin e TIK në Shqipëri. Një pjesë e këtyre objektivave ende nuk janë realizuar, duke sjellë nevojën e hartimit të një strategjie të re që i përgjigjet më mirë nevojave dhe realitetit. Në vitet e fundit është bërë një progres i ndjeshëm, në drejtim të qeverisjes elektronike, lehtësimit të biznesit përmes kryerjes së shërbimeve on-line, reformave të ndërmarra në kuadër të përmirësimit të regjimit rregullator, si regjistrimi i biznesit përmes ngritjes së Qendrës Kombëtare të Rregjistrimit, në drejtim të edukimit përmes krijimit të kabineteve të informatikës nëpër shkolla, informatizimit të shërbimeve në dogana e tatime. Po kështu është rritur edhe ndërgjegjesimi për përfitimet nga teknologjia e informacionit dhe shkalla e përdorimit të internetit nga bizneset dhe qytetaret sidomos për brezin e ri. Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit 2008-2013, mbështetet në modelet dhe praktikat më të mira europiane, përsa i përket objektivave dhe zgjidhjeve të parashikuara, gjithnjë duke marrë në konsideratë karakteristikat specifike të shoqërisë dhe ekonomisë shqip-  S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3