Dy operatoret e telefonisë së lëvizshme Albanian Mobile Communications dhe Vodafone Albania kanë pasur rritje të ndjeshme në periudhën 2001-2007 duke e çuar shkallën e penetrimit telefonik për tregun e telefonisë së lëvizshme në masën mbi 70%2. Por studimet3 e bëra për këtë pjesë të tregut të telekomunikacioneve tregojnë se tarifat për shërbimet e ofruara janë më të larta në krahasim më vendet e tjera të rajonit. Operatori i tretë i telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile, pjesë e paketës së privatizimit të Albtelecom sh.a. filloi ofrimin e shërbimit në muajin mars të vitit 2008. Hyrja në treg e këtij operatori do të rrisë konkurencën në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe pritet të ketë ndikim pozitiv në përfitim të konsumatorit. Në figurën e mëposhtme paraqitet ecuria në vite e penetrimit telefonik fiks dhe celular në vend4. RURALE AMC VODAFONE TEL.FIKSE CELULARE Nr. përdoruesve (seritë: Tel.fiks; Celularë) Nr. përdoruesve sipas operatorëve (mijë) ALBTELECOM Operatorët e telefonisë se lëvizshme ofrojnë dhe shërbimin GPRS dhe EDGE. GPRS është i mundshëm në të gjithë vendin ku ka mbulim me shërbim celular, ndërsa EDGE është futur pjesërisht. Pavarësisht se këto shërbime mund të konsiderohen të shtrenjta, ofrimi i këtij shërbimi bëhet mbi bazën e tarifimit për sasinë e informacionit të transferuar. Për aplikime që kanë transaksione të vogla është kost-efektive. Duke filluar nga viti 2000, në tregun e telekomunikacioneve filluan operimin dhe operatorët publikë të telekomunikacioneve në zonat rurale, me të drejtë ofrimin e shërbimit publik telefonik të qëndrueshëm vetëm në zonat rurale. Zona më e vogël e licensimit ishte komuna. Edhe pse numri i këtyre operatorëve u rrit vit pas viti, kufizimet ligjore për ofrimin e shërbimit vetëm në zonat rurale bënë që rezultatet në rritjen e penetrimit të telefonisë fikse dhe në përmirësimin e infrastrukturës në këto zona të mos ishin të ndjeshme. Megjithatë këta operatorë bazuar në numrin e përdoruesve telefonike, zotërojne rreth 11% të tregut të telefonisë fikse në vend. Ndryshimet ligjore të bëra në fund të vitit 2006, lejuan ofrimin e shërbimit telefonik nga këta operatorë dhe në zona urbane e ndërurbane mbi bazën e parimit të neutralitetit teknologjik. Numri i operatoreve alternative të telefonisë fikse lokale dhe rajonale në fund të vitit 2007 ishte 615. Numri i ofruesve të shërbimit Internet është rritur ndjeshëm. Deri në fund të vitit 2007, numri i të licensuarve nga ERT për ofrimin e shërbimit Internet ishte 326 nga të cilat një operator backbone, 15 ISP kombëtare, 2 rajonale, 9 lokale dhe 5 POP. Ndër ofruesit më të mëdhenj të shërbimit internet në vend mund të përmendim: Abcom, Albania Online, Abissnet, Albtelecom, Pronet, etj. Nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e përdoruesve Internet, por sipas vlerësimit të INSTAT7, numri i përdoruesve Internet në vitin 2005 është 120 408. Numri i përdorueve të internetit vlerësohet të jetë rritur ndjeshëm vitet e fundit si rezultat i rritjes së shkallës së ndërgjegjsimit për teknologjitë TIK dhe përfitimet e ofruara prej saj. 12 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 2 Të dhënat për korrik 2008, raporti i Cullen-International “Report 1 Supply of services in monitoring regulatory and market developments for electronic communications and information society services in enlargment countries” September 30, 2008 3 Burimi ERT: Analiza e tregut të telefonisë celulare: www.ert.gov.al 4 Burimi ERT: Analiza e tregut të telefonisë fikse: www.ert.gov.al 5 Burimi ERT: www.ert.gov.al

Select target paragraph3