GJENDJA AKTUALE
1. Infrastruktura
e teknologjisë së
informacionit dhe
komunikimit dhe
sektori i komunikimit
postar
Sektori i telekomunikacioneve në Shqipëri është i
liberalizuar dhe numri i operatorëve që ushtrojnë
veprimtari në këtë fushë është rritur ndjeshëm.
Në vitin 2007 operatori kombëtar i shërbimeve
publike telefonike fikse, Albtelecom sh.a. u
privatizua (76%). Albtelecom ka një infrastrukturë mbarëkombëtare me një sistem transmetimi
dhe komutimi pothuajse 100% të dixhitalizuar.
Ky operator ofron edhe shërbime interneti me
dial-up në të gjitha qytetet e vendit dhe ADSL
në qytetet kryesore, por cmimet e ofrimit të këtij
shërbimi janë relativisht të larta.
1.1 Infrastruktura
e teknologjisë së
informacionit dhe
komunikimit
Infrastruktura kombëtare e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është shtylla kryesore e
Shoqërisë së Informacionit. Në kuptimin e saj më
të gjerë, ajo përfshin telekomunikacione me tela,
pa tela, me satelit, rrjete kompjuterash, sisteme
transmetimi dhe komutimi, televizion dixhital, një
diapazon të gjerë të pajisjeve terminale, gjithashtu, programe informatike dhe aplikime, bazat e
të dhënave elektronike dhe librari dixhitale.
Penetrimi telefonik fiks është shumë i ulët dhe në
fund të vitit 2007 llogaritej rreth 10%. Për këtë
arsye edhe mundësia e përfitimit nga teknologjitë
e brezit të gjerë sikurse janë ato xDSL është e
reduktuar. Një pengesë tjetër në këtë drejtim
mund të konsiderohet edhe shfrytëzimi i LLU
(akses i hapur në rrjetin lokal) dhe mungesa e
konkurrencës për ofrimin e shërbimeve xDSL që
ka për pasojë nivelin relativisht të lartë të tarifave për ofrimin e këtyre shërbimeve.
Në figurën e mëposhtme jepet një shpërndarje
gjeografike e lidhjeve ADSL1 .
37.10%
Shpërndarja
Gjeografike e
lidhjeve ADSL
9%
5.90%
BERATI
10%
9.10%
7%
2.90%
GJIROKASTRA
SHKODRA
DURRËSI
KORÇA
TIRANA
ELBASANI
3.50%
3.40%
6.10%
5.40%
POGRADECI
VLORA
FIERI
SARANDA
1 Sipas të dhënave të Albtelecom
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 11