Kodi Penal Viti 2014 Neni 197/b Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 20) Shtrembërimi i konkurrencës në garat sportive prej pjesëmarrësve, nëpërmjet përdorimit të substancave të ndaluara, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 198 Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara Vënia në dispozicion e lokaleve për organizimin apo luajtjen e llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. SEKSIONI XI VEPRA PENALE QË CENOJNË RREGJIMIN JURIDIK TË TOKËS DHE TË NDËRTIMEVE (Ndryshuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014) Neni 199 Shpërdorimi i tokës Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Neni 199/a Ndërtimi i paligjshëm (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 21) (Ndryshuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014) Ndërtimi i kryer pa leje, në shkelje të rëndë të lejes ose në kushtet e një lejeje të shfuqizuar në tokën në pronësi të vet, dënohet me burgim deri në një vit. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet. Neni 199/b Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm (Shtuar me ligjin nr. 176/2014, datë 18.12.2014) Cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim të paligjshëm, dënohet me burgim deri në 3 vjet. Neni 200 Pushtimi i tokës Pushtimi i tokës përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Faqe|65

Select target paragraph3