Kodi Penal Viti 2014 Neni 32 Dënimi me burgim (Ndryshuar paragrafi i parë meligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 2) Dënimi me burgim për krimet jepet për një kohë nga pesë ditë deri në tridhjetë e pesë vjet. Për kundërvajtje penale dënimi me burgim jepet për një kohë nga pesë ditë deri në dy vjet. Neni 33 Mënyra e vuajtjes së dënimit me burgimtë përjetshëm dhe me burgim Dënimi me burgim të përjetshëm dhe dënimi me burgim vuhen në institucione të caktuara posaçërisht për këtë qëllim. Rregullat mbi mënyrën e vuajtjes së dënimeve, të drejtat dhe detyrat e të dënuarve caktohen me ligj. Të miturit e kryejnë dënimin me burgim në vende të veçanta nga të rriturit. Gratë e kryejnë dënimin me burgim në institucione të veçanta nga burrat. Neni 34 Dënimi me gjobë (Ndryshuar paragrafi i III dhe IV, shtuar paragrafi i V, ndryshuar paragrafi i VII, me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 3;ndryshuar paragrafi IV me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 4; shfuqizuar paragrafi 8 me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.19, datë 1.6.2011; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 8; ndryshuar paragrafi i pestë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 3 ) Dënimi me gjobë konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash brenda kufijve të parashikuar në ligj. Dënimi me gjobë jepet për personat që kryejnë krim ose kundërvajtje penale. Për personat që kryejnë krim gjoba jepet nga 100 mijë gjer në 10 milionë lekë. Për personat që kryejnë kundërvajtje penale, gjoba jepet nga 50 mijë gjer në 3 milionë lekë. Për personat që kryejnë krime për motive fitimi të pasurive ose të sigurimit të çdo lloj përfitimi tjetër material, gjykata vendos sipas nenit 36 të këtij Kodi, konfiskimin e mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale ose, në mungesë të tyre, dënim me gjobë në masën nga 100 mijë deri në 5 milion lekë. Gjykata jep dënimin me gjobë, pasi ka hetuar rreth aftësisë paguese të personit. Aftësia paguese përcaktohet nga gjendja personale dhe pasurore e personit, si dhe nga rrethana të tjera që lidhen me to. Dënimi me gjobë paguhet në afatin e caktuar në vendimin e gjykatës. Gjykata, duke marrë parasysh gjendjen ekonomike të të dënuarit, mund të lejojë që gjoba të paguhet me këste, duke caktuar këstet dhe afatin e pagimit të tyre. Kur i dënuari nuk e paguan gjobën dhe gjoba nuk mund të vilet nëpërmjet ekzekutimit të detyrueshëm, gjykata vendos zëvendësimin e gjobës me burgim, duke llogaritur pesë mijë lekë për një ditë burgim. Kur i dënuari nuk mund të paguajë gjobën në afat pa fajin e tij dhe nëse kriteret, mbi të cilat është caktuar gjoba, kanë ndryshuar pas dhënies së vendimit dhe nuk e justifikojnë haptazi pagimin e gjobës, atëherë i dënuari mund të kërkojë: a) shtyrje të afatit të pagesës së gjobës gjer në gjashtë muaj; b) kryerjen e një pune me interes publik. Nëse gjykata urdhëron kryerjen e një pune në interes publik zbatohen rregullat e nenit 63 të këtij Kodi. Faqe|16

Select target paragraph3