13. “Siguria kibernetike” është tërësia e mjeteve ligjore, organizative, teknike dhe edukative, me qëllim mbrojtjen e hapësirës kibernetike. Neni 4 Përpunimi i të dhënave personale Përpunimi i të dhënave personale, për qëllim të zbatimit të këtij ligji, duhet të kryhet në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar. KREU II SUBJEKTET PËRGJEGJËSE NË FUSHËN E SIGURISË KIBERNETIKE Neni 5 Kompetencat e autoritetit përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike 1. Autoriteti përgjegjës ka këto kompetenca në fushën e sigurisë kibernetike: a) përcakton masat e sigurisë kibernetike; b) vepron si pikë qendrore kontakti në nivel kombëtar për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendon punën për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë kibernetike; c) administron raportet e incidenteve në fushën e sigurisë kibernetike dhe siguron ruajtjen e regjistrimin e tyre; ç) siguron ndihmë dhe mbështetje metodike për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike; d) kryen analiza për dobësitë e konstatuara në fushën e sigurisë në internet; dh) kryen aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi në fushën e sigurisë kibernetike; e) vepron në cilësinë e CSIRT-së kombëtare. 2. Autoriteti koordinon veprimtaritë e tij me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Neni 6 Subjekte të tjera përgjegjëse 1. Subjekte të tjera përgjegjëse në fushën e sigurisë kibernetike janë: a) operatorët e infrastrukturës kritike të informacionit; b) operatorët e infrastrukturës së rëndësishme të informacionit. 2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës, miraton listën e infrastrukturave kritike të informacionit dhe të infrastrukturave të rëndësishme të informacionit, e cila përditësohet të paktën një herë në dy vjet. Neni 7 Ekipi i Përgjigjes ndaj Incidenteve të Sigurisë Kompjuterike (CSIRT) 3

Select target paragraph3