13. “Siguria kibernetike” është tërësia e mjeteve ligjore, organizative, teknike dhe
edukative, me qëllim mbrojtjen e hapësirës kibernetike.
Neni 4
Përpunimi i të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale, për qëllim të zbatimit të këtij ligji, duhet të kryhet në
përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave
personale”, të ndryshuar.
KREU II
SUBJEKTET PËRGJEGJËSE NË FUSHËN E SIGURISË KIBERNETIKE
Neni 5
Kompetencat e autoritetit përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike
1. Autoriteti përgjegjës ka këto kompetenca në fushën e sigurisë kibernetike:
a) përcakton masat e sigurisë kibernetike;
b) vepron si pikë qendrore kontakti në nivel kombëtar për operatorët përgjegjës në fushën
e sigurisë kibernetike dhe bashkërendon punën për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë
kibernetike;
c) administron raportet e incidenteve në fushën e sigurisë kibernetike dhe siguron ruajtjen
e regjistrimin e tyre;
ç) siguron ndihmë dhe mbështetje metodike për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë
kibernetike;
d) kryen analiza për dobësitë e konstatuara në fushën e sigurisë në internet;
dh) kryen aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi në fushën e sigurisë kibernetike;
e) vepron në cilësinë e CSIRT-së kombëtare.
2. Autoriteti koordinon veprimtaritë e tij me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe
bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë
kibernetike, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 6
Subjekte të tjera përgjegjëse
1. Subjekte të tjera përgjegjëse në fushën e sigurisë kibernetike janë:
a) operatorët e infrastrukturës kritike të informacionit;
b) operatorët e infrastrukturës së rëndësishme të informacionit.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës, miraton listën e
infrastrukturave kritike të informacionit dhe të infrastrukturave të rëndësishme të
informacionit, e cila përditësohet të paktën një herë në dy vjet.
Neni 7
Ekipi i Përgjigjes ndaj Incidenteve të Sigurisë Kompjuterike (CSIRT)
3