b) mospërmbushja e detyrimeve të caktuara nga Autoriteti, në zbatim të pikës 1, të nenit 13, të këtij ligji; c) mosraportimi pranë Autoritetit i pikës së kontaktit apo i përditësimeve të tyre, në zbatim të pikës 4, të nenit 18, të këtij ligji; ç) mospërmbushja e detyrimeve të përcaktuara në kuadër të masave korrigjuese, në zbatim të nenit 20 të këtij ligji. 2. Të ardhurat e siguruara nga kundërvajtjet administrative derdhen 100 për qind në Buxhetin e Shtetit. Neni 22 Sanksionet administrative Kur Autoriteti konstaton shkeljen e dispozitave, të cilat përbëjnë kundërvajtje administrative, sipas nenit 21, të këtij ligji, vendos dënimin me gjobë si më poshtë: a) nga 200 000 deri në 800 000 lekë, në rast të shkeljeve administrative të përcaktuara në shkronjat “a” dhe “ç” të pikës 1; b) nga 20 000 deri në 40 000 lekë, në rast të shkeljeve administrative të përcaktuara në shkronjën “c” të pikës 1; c) nga 40 000 lekë deri në 200 000 lekë, në rast të shkeljeve administrative të përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 1. Neni 23 Procedura Procedurat e konstatimit, shqyrtimit, ankimit dhe ekzekutimit të kundërvajtjeve administrative janë ato të parashikuara në ligjin për kundërvajtjet administrative. Neni 24 Aktet nënligjore 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të pikës 2, të nenit 6, të këtij ligji, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 2. Ngarkohet Autoriteti të nxjerrë rregulloret përkatëse, në zbatim të neneve 9, pika 4; 11, pika 2; 16, pika 3; 17, pika 4, të këtij ligji, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. 3. Ngarkohet ministri përgjegjës të nxjerrë akte nënligjore në zbatim të pikës 3, të nenit 7, dhe të pikës 3, të nenit 13, të këtij ligji, brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Neni 25 Dispozitat kalimtare 1. Për nëpunësit civilë ekzistues të Agjencisë Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike zbatohen dispozitat e legjislacionit të nëpunësit civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. 2. Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike, krijuar me vendimin nr. 766, datë 14.9.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare për Sigurinë 9

Select target paragraph3

Connect to a paragraph
Connect to an entity
Disable highlights
Add to table of contents