1. Gjendja e krizës kibernetike është situata, gjatë së cilës siguria e informacionit në
sistemet e informacionit ose siguria e rrjeteve të komunikimeve elektronike është seriozisht e
rrezikuar, duke vënë në rrezik interesin publik të Republikës së Shqipërisë.
2. Gjendja e krizës kibernetike shpallet me vendim të Këshillit të Ministrave, me
propozimin e ministrit përgjegjës, të shoqëruar me relacionin përkatës. Urdhri për shpalljen e
gjendjes së krizës kibernetike njoftohet në media.
3. Gjendja e krizës kibernetike shpallet për një periudhë kohore deri në shtatë ditë.
Periudha e dhënë mund të zgjatet në mënyrë të përsëritur vetëm pas miratimit të
Kryeministrit. Periudha maksimale e shpalljes së gjendjes së krizës kibernetike nuk duhet të
kalojë 30 ditë.
4. Gjatë periudhës së gjendjes së krizës kibernetike, ministri përgjegjës informon
Kryeministrin në lidhje me zgjidhjen e kësaj gjendjeje, si dhe për kërcënimet reale që çuan në
shpalljen e kësaj gjendjeje. Gjatë gjendjes së krizës kibernetike Autoriteti ka të drejtë të
nxjerrë vendim ose të marrë masa mbrojtëse të natyrës së përgjithshme dhe kundërmasa.
5. Kur është e pamundur të shmanget një kërcënim ndaj sigurisë së informacionit në
sistemet e informacionit ose sigurisë së shërbimeve ose sigurisë dhe integritetit të rrjeteve të
komunikimit elektronik, ministri përgjegjës i propozon menjëherë Kryeministrit vendosjen e
gjendjes së krizës kibernetike. Kundërmasat e nxjerra nga Autoriteti para vendosjes së
gjendjes së krizës kibernetike mbeten në fuqi për aq kohë sa këto kundërmasa nuk bien në
kundërshtim me masat emergjente të deklaruara nga Këshilli i Ministrave.
6. Autoriteti koordinon veprimet e të gjitha strukturave përgjegjëse për zgjidhjen e
gjendjes së krizës kibernetike.
KAPITULLI V
KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Neni 20
Masat korrigjuese
1. Kur Autoriteti konstaton mangësi në zbatimin e masave të sigurisë, të nxjerra në zbatim
të këtij ligji, ai cakton personin përgjegjës për të korrigjuar mangësitë e konstatuara dhe, sipas
rastit, cakton masat e nevojshme për t’i eliminuar këto mangësi.
2. Kostot lidhur me zbatimin e masave korrigjuese mbulohen nga operatorët e
infrastrukturës kritike të informacionit dhe operatorët e infrastrukturës së rëndësishme të
informacionit.
3. Autoriteti përcakton një afat të arsyeshëm, brenda të cilit operatorët e infrastrukturës
kritike të informacionit dhe operatorët e infrastrukturës së rëndësishme të informacionit duhet
të marrin masat korrigjuese.
4. Operatorët janë të detyruar të njoftojnë për marrjen e masave korrigjuese brenda afatit
të përcaktuar dhe, nëse është e nevojshme, të paraqesin edhe provat që vërtetojnë këtë fakt.
Neni 21
Kundërvajtjet administrative
1. Në kuptim të këtij ligji, përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:
a) mosraportimi i incidenteve kibernetike, në zbatim të pikës 1, të nenit 11, të këtij ligji;
8