REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
LIGJ
Nr. 2/2017
PËR SIGURINË KIBERNETIKE 1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është arritja e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike, duke përcaktuar
masat e sigurisë, të drejtat, detyrimet, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet subjekteve
që operojnë në fushën e sigurisë kibernetike.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për rrjetet e komunikimit dhe sistemet e informacionit, cenimi apo
shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të
qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.
2. Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji rrjetet e komunikimeve elektronike dhe sistemet e
informacionit që janë objekt i rregullimeve ligjore në fuqi për nënshkrimin elektronik,
1
Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën (BE) 2016/1148 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit,
datë 6 korrik 2016, “Mbi masat për një nivel të përbashkët të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të
informacionit në Bashkimin Europian”. Numri CELEX: 32016L1148, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian,
Seria L, nr. 194, datë 19.7.2016, faqe 1-30.