Burimet e financimit,
Monitorimi dhe vlerësimi
4.1 Burimet e financimit
Buxhetimi dhe financimi duhet të bëhet përmes
burimeve të vazhdueshme të financimit. Këto
fonde duhet të sigurohen në mënyra të ndryshme nga qeveria, sektori privat, dhe donatorë
të huaj.
Planifikimi i aktiviteve të TIK duhet të bëhet në
përputhje me SKZHI dhe t’i shërbejnë përmbushjes së objektivave për zhvillimin e shoqërisë
së informacionit.
Nga secila ministri e linjës/institucion buxhetor
përgjegjëse për implementimin e strategjisë, gjatë
procesit të planifikimit buxhetor afatmesëm PBA,
do të bëhet specifikimi i produkteve, aktiviteteve
dhe kostove të tyre për llogari të TIK. Kjo do të
bëjë të mundur evidentimin dhe monitorimin
e qartë të nivelit real të angazhimit të tyre dhe
përmbushjes së objektivave të kësaj strategjie.
4.2 Mekanizmi i
implementimit, monitorimit
dhe vlerësimit
Procesi i implementimit të strategjisë do të realizohet në nivel lokal dhe kombëtar. Në nivel
kombëtar, përgjegjësia për implementimin e
komponenteve të strategjisë do t’i përkasë ministrive dhe departamenteve përkatëse, ndërsa në
nivel lokal përgjegjësia për implementimin do t’i
përkasë administratës publike lokale.
Në nivel kombëtar, procesi i implementimit të
Strategjisë do të udhëhiqet nga Grupi Ndërinstitucional i ngritur me Urdhërin e Kryeminis-
trit Nr. 72, të datës 11.6.2008, nën kryesimin e
Zëvëndeskryeministrit. Grupi do veprojë në nivel
vendimmarrje, ndërkohë nga pikëpamja operacionale AKSHI do të luajë rolin e koordinatorit
për zhvillimin e shoqërisë së Informacionit. AKSHI
do të bashkëpunoje me të gjitha institucionet e
përfshira në grupin ndërinstitucional dhe me institucione të tjera kyçe si Agjencia e Prokurimit
Publik, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave etj. që ftohen të
marrin pjesë në grupin ndërinstitucional të punës
për implementimin e strategjisë për zhvillimin e
shoqërisë së informacionit.
Ministritë, departamentet dhe autoritetet lokale
do të përcaktojnë personat përgjegjës dhe ndarjen e përgjegjësive për implementimin e TIK në
degët pëkatëse. Ministritë përgjegjëse dhe administrata publike lokale do të bashkëpunojnë
me shoqërinë civile dhe organizmat privatë. Implementimi i disa aktiviteteve të planit të veprimit
të Strategjisë mund t’u delegohen organizatave
joqeveritare.
Implementimi i proceseve të strategjisë do të
monitorohet me anë të një grupi treguesish,
gjerësisht të përdorur në vendet e Bashkimit Europian.
4.3 Monitorimi dhe vlerësimi
Zhvillimi i një procesi monitorimi dhe vlerësimi i
vazhdueshëm i rezultateve të arritura në zhvillimin e shoqërisë së informacionit, është i domosdoshëm për të bërë vlerësimin dhe përcaktimin e
politikave në të ardhmen dhe planet strategjike.
Në përpunimin dhe vlerësimin e këtyre treguesve
do të bashkëpunohet me INSTAT dhe institucio-
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 39