Zbatimi i ligjit te ri të komunikimeve elektronike dhe politika sektoriale do të krijojnë mjedis të favorshëm për investime dhe
implementimin e teknologjive më të fundit
në të gjitha format e komunikimit. Kjo do
të cojë në rritjen e konkurencës në tregun
e komunikimeve elektronike dhe për pasoje
do të sjellë përfitime për konsumatorin si,
ofrimin e një game të gjerë shërbimesh bashkëkohore, cilësore dhe me çmime të përballueshme.
Pikat e Aksesit Publik (PAP): Hyrje të lirë
dhe të besueshme për të gjithë në Internet.
Lidhja me Internetin nga shtëpitë është
shumë e rrallë në Shqiperi dhe praktikisht
nuk ekziston ne zonat rurale. Pikat e informacionit publik duhet të ndërtohen në tërë
vendin, dhe në veçanti duhet të mbështetet
vendosja e tyre në zonat e largëta.
Përmbajtja dhe aplikimet, ose shërbimet
e qeverisjes elektronike duhen të bëhen të
mundura nëpërmjet këtyre pikave të aksesit
publik. Projekte pilote për PAP në komunat
që përdorin teknologjitë me radiovalë mund
të shtrijnë më tej numrin e lidhjeve. Për
këtë mund të shfrytëzohet infrastruktura e
shpërndarë në të gjithë vendin e zyrave postare.
3.2 Nxitja e qeverisjes së
mirë përmes shërbimeve
online moderne
Koncepti i qeverisjes elektronike, rrjedh në
kuadër të iniciativës europiane ”e-Europe”
(Europa elektronike), ç’ka dotë thotë se qeveria do të jetë e para që do të iniciojë procesin në tërësi në mënyrë që të demonstrojë
vendosmërinë për implementimin e konceptit të shoqërisë së informacionit. Qeverisje
efiçente dhe transparente, e hapur për bashkëpunim me qytetarët, ky është koncepti
që do të sigurojë shërbime më të mira për
qytetarët dhë komunitetin e biznesit. Zbatimi i këtij koncepti do të inkurajojë prosperitetin ekonomik dhe social në tre drejtime
kryesore:
• Qeveri – Biznes;
• Qeveri – Qytetarë;
• Qeveri - Qeveri.
e Republikës së Shqipërisë të jenë faktorë në
Shoqërinë e Informacionit do të jetë e nevojshme të zhvillohen politika koherente në
mënyrë që të gjithë sektorët të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime elektronike:
• Të unifikuara;
• Të standartizuara;
• Të pavarura nga platformat e përdorura
dhe teknologjitë ;
• Të thjeshta në përdorim;
Në rolin e qeverisë si promotore në zhvillimin
e shoqërisë së informacionit, për të siguruar
një ndjekje më të mirë të zhvillimit të politikave për shoqërinë e informacionit është krijuar grupi ndërinstitucional nën drejtimin e
Zëvëndeskryeministrit (sipas Aneksit 1);
Qeveria është angazhuar për zhvillimin e
politikave që :
•
•
•
•
•
Garantojnë dhe sigurojnë demokracinë
në Republikën e Shqiperise;
Mbështesin zhvillimin e infrastrukturës
së informimit;
Mbështesin krijimin e një ekonomie dinamike përmes rritjes së konkurencës,
përshpejtimit të kthimit të pronave, zhvillimit të tregëtisë elektronike dhe informatizimit të sistemit
bankar;
Mbështesin zhvillimin e kulturës dhe turizmit.
Mbështesin përmirësimin e mbrojtjes shtetërore si rezultat i zhvillimit të
teknologjisë së informacionit.
Synimi i të gjitha veprimeve të ndërmarra
dhe që do të ndërmerren në zbatim të SKZHI dhe kësaj strategjie do të jetë shndërrimi
i hendekut dixhital në mundësi dixhitale për
zhvillim dhe transformim.
Qeverisja elektronike premton një shpërndarje më të mirë dhe më eficente për shërbimet publike dhe përmirëson marrëdhënien
midis qytetarëve dhe qeverisë. Megjithatë
shfrytëzimi i teknologjive të informacionit në
shërbimet qeveritare, nuk nënkupton kalimin
e menjëhershëm (automatik) në qeverisjen
elektronike, pasi implementimi i teknologjive
të informacionit dhe komunikimit bëhet
paralelisht me ndryshimet organizative dhe
përshtatjen e aftësive dhe kualifikimeve. Në
grafikun më poshtë tregohen fazat nëpër të
cilat kalon procesi i qeverisjes elektronike.
Në mënyrë që të bëhet e mundur që qytetarët
S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 29