VIZIONI, PËRPARËSITË DHE QËLLIMET STRATEGJIKE Kjo strategji përcakton si vizion: Progresin e Shqipërisë drejt një ekonomie të bazuar në njohuritë, përmes një zhvillimi të qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit që do të çojë në një shoqëri ku të gjithë qytetarët përfitojnë nga teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit me qëllim shtimin e njohurive, rritjen e efektshmërisë dhe të transparencës në administratën publike. Qëllimet strategjike që do të ndiqen për përmbushjen e këtij vizioni janë: • Përmirësimi i infrastrukturës së teknologjise së informacionit dhe komunikimit o Synohet që deri në vitin 2013 administrata qëndrore dhe vendore në të gjithë Shqipërinë, si dhe qytetarët dhe bizneset të kenë mundësi përdorimi të shërbimeve të rrjetit të shpejtësisë së lartë. Si objektiv afatmesëm synohet që të realizohet lidhja broadband e të gjithë administratës publike deri në fund të vitit 2010. o Për të lehtësuar ofrimin e shërbimit të lidhjes në rrjet me shpejtësisë të lartë, do të garantohet dhe do të nxitet konkurrenca midis operatorëve për mundësuar çmime të arsyeshme dhe të krahasueshme me vendet e rajonit. o Synohet krijimi i mundësisë për internet të lirë, të shpejtë dhe të sigurtë nëpërmjet: • • • garantimit të aksesit të shpejtë dhe me më pak kosto në internet për të gjithë qytetarët në pikat publike të aksesit, të preferuara me lidhje broadband, në komuna dhe bashki; ofrimit të internetit të shpejtë për studentët dhe kërkimin shkencor; rrjete të sigurta dhe karta inteligjente « smart » për zhvillimin e tregtisë elektronike; • bashkëpunimit me sektorin privat për ngritjen e pikave të aksesit në internet (dhe do të shfrytëzojë skemat e financimit si Ndihma Shtetërore apo fondi për shërbimin universal. o o Deri në fund të vitit 2010 synohet që penetrimi i internetit me shpejtësi të lartë të arrijë në nivelin 50% të nivelit mesatar të penetrimit të internetit me shpejtësi të lartë në vendet e BE17; Synohet ngritja e Qendrës Kombetare për Shkëmbimin e Internetit (IXP). Zhvillimi i qeverisjes elektronike o o o Synohet kalimi nga faza e parë e shpërndarjes së informacionit në rrugë elektronike në atë të ofrimit të shërbimeve elektronike dhe interaktive; Qeverisja elektronike do të shtrihet në nivelin qendror dhe atë lokal nëpërmjet portaleve të të gjitha institucioneve, gjë që do të sigurojë akses elektronik në shërbimet publike për të gjithë ; Deri në fund të vitit 2013 shërbimet publike bazë do të ofrohen në mënyrë interaktive, të thjeshtë dhe të aksesueshme për të gjithë. Për këtë është i nevojshëm shfrytëzimi i rrjeteve broadband dhe aksesi në platforma të ndryshme. Lista e këtyre shërbimeve do të përcaktohet në përputhje me praktikat më të mira europiane. S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 23 17 Penetrimi mesatar i Internetit me shpejtësi të lartë për BE, Janar 2008, 20%;

Select target paragraph3