të dhëna në dokumentin e Strategjisë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të vitit 2003 (në vitin 2000 vlerësohej rreth 2000 përdorues); Sipas statistikave për teknologjinë e informacionit të publikuara nga ITU13, numri i përdoruesve të Internetit në Shqipëri në fund të vitit 2006, vlerësohet në 471200 dhe penetrimi i Internetit 14.98%, shifër kjo që tregon për një rritje të ndjeshme të përdoruesve të internetit. • Sipas disa të dhënave jo zyrtare nga disa Internet Service Provider, treguesi i rritjes për numrin e përdoruesve të Internetit në vitet e fundit vlerësohet në masën 30%-40%. Pavarësisht nga ky tregues, klientët më të mëdhenj dhe përdoruesit kryesore të internetit mbeten institucionet shtetërore dhe kompanitë e mëdha të biznesit; • Numri i domaineve të regjistruara ka gjithashtu një tendencë rritjeje nga viti në vit. Numri total i domaineve aktive të regjistruara deri në fund të vitit 2007 është 72914; • Tendencat e rritjes në sektorin e TIK jepen dhe në vlerësimin e bëre në kuadrin e projektit: Score-project.eu ku thuhet se “ Shumica e produkteve importohen nga jashtë. Gjithsesi, ka një tendencë të fortë dhe në rritje ne sektorin e TIK për të përshtatur produktet për nevojat lokale. Disa programe jane përshtatur në gjuhen vendase. Ka një shumëllojshmëri zgjedhjesh në lidhje me pajisjet dhe programet, në të cilat kanë akses dhe mund të përballohen nga shumica e ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme, sikundër edhe nga shumë individë. • Të ardhurat nga sektori i teknologjisë së informacionit për vitin 2006 sipas studimit të bërë nga kompania IDC shkojnë deri në 40 milion dollarë15; Tendenca e zhvillimit të tregut të IT sipas studimit të IDC jepet në grafikun e mëposhtëm. Në vitin 2007 ky treg pati një rritje 28.3% kundrejt vitit 200616; 120 (US$M) 100 80 60 40 20 0 2006 2007 2008 Të tjera hardware 2009 IT shërbime 2010 Software 2011 PC Periferike 11 INSTAT, LSMS 2002 12 INSTAT, LSMS 2005 13 Bashkimi Ndërkombëtar për Telekomunikacionet 14 Burimi ERT 15 IDC: IT Market Analyses Study 16 IDC: IDC’s Albania IT Market 2008-2012 Forecast and 2007 Vendor Shares 20 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3