Sipas statistikave për teknologjinë e informacionit të publikuara nga ITU8, numri i përdoruesve të Internetit në Shqipëri në fund të vitit 2006, vlerësohet në 471 200 dhe penetrimi i Internetit 14.98%. Sipas disa të dhënave paraprake nga disa ofrues të shërbimit internet, treguesi i rritjes për numrin e përdoruesve të internetit në vitet e fundit vlerësohet në masën 30%-40%. Klientët më të mëdhenj dhe përdoruesit kryesorë të Internetit mbeten institucionet shtetërore dhe kompanitë e biznesit. Vlerësimet e bëra për gadishmërinë elektronike për vitin 2005, e rendisnin Shqipërinë për disa tregues të gatishmërisë elektronike ndër vendet e fundit nga 115 vende të marra në konsideratë (shih: Aneksin 5). Vlerësimi i vitit 2008 tregon që Shqiperia ka bërë një përparim të dukshëm në disa tregues të gatishmërisë elektronike, kështu treguesi i gatishmërisë për e-government e rendit Shqipërinë në vendin e 86 ndër 182 vende të konsideruara ndërkohë që për vitin 2005, ky tregues ishte në vendin 102. 1.2 Situata aktuale në sektorin e komunikimit postar Operatori publik postar në tregun shqiptar të postave është “Posta Shqiptare” sh.a., e cila siguron një gamë të gjerë shërbimesh tradicionale postare (postën e letrave, kolipostën dhe shërbime të urdhërpagesave), shërbimin e shpejtë EMS, shërbime biznesi si dhe shërbime financiare (transferta të shpejta të parave, pagesat e tatimtaksave, shpërndarje të pensioneve të pleqërisë, arkëtimi i faturave të telefonisë dhe energjisë, ujit e pagesa të tjera). Aktivitetin e saj kjo kompani e zhvillon duke u mbështetur në një rrjet prej 541 zyrash postare dhe agjentesh postarë, nga të cilat 118 gjenden në qytete, 302 në qendra komune dhe 121 në fshatra. Infrastruktura e zyrave dhe gjeografia e shtrirjes së tyre përbejnë avantazhin konkurues të kësaj kompanie në ofrimin e shërbimeve postare si dhe në thithjen e shërbimeve të reja. Gjithashtu në tregun postar ofrojnë shërbimet e tyre, kryesisht shërbime ekspres dhe operatorë me kapital privat, veprimtaria e licencuar e të cilëve, që nga viti 2001 shtrihet kryesisht në qytetet kryesore të vendit me një rrjet prej 60 zyrash postare. e llojeve tërësisht të reja të shërbimeve me vlerë të shtuar me një përqindje të lartë teknologjike. Ofrimi i shërbimeve të reja dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit janë të lidhur direkt me rinovimin teknologjik të infrastrukturës postare kombëtare. Për këtë do të ndërtohen sistemet e mëposhtme për kryerjen e operacioneve. • Gjurmimi dhe kërkimi me anë të bar-code të objekteve • Automatizimi i sporteleve • Informatizimi i shërbimeve • Gjurmimi dhe sigurimi i automjeteve të postës • Operimi me sistemin Europian të EUROGIRO. Problemet kryesore me të cilat përballet sektori i infrasktrukturës së TIK në Shqipëri mund të përmblidhen në: • • • • • • • • • • Penetrimi tepër i ulët i telefonisë fikse Penetrimi i ulët i përdoruesve të Internetit Numri ende i ulët i kompjuterave personalë (PC) në familje Çmime të larta të telefonisë së lëvizshme Çmime të larta për aksesin në internet dhe përdorimin e shërbimeve të internetit Shkallë e ulët e ndërgjegjësimit për përdorimin dhe përfitimet e TIK në familje si pasojë e mungesës së njohurive dhe edukimit të nevojshme për këtë Hendek dixhital në krahasim me vende të tjera të zhvilluara Ndarje e thelluar dixhitale ndër-rajonale midis qyteteve kryesore dhe pjesës tjetër të vendit Të ardhura të ulëta për banorë/familje; Mungesa e politikave dhe praktikave shtetërore subvencionuese Literature e pamjaftueshme në gjuhën shqipe mbi TIK Megjithë përmirësimet e viteve të fundit n�� fushën e TIK, mungesat teknologjike mbeten në nivel të konsiderueshem, mbulimin i të gjithë territorit me internet duhet rritur dhe ka nevojë për infrastrukturë të rrjetit të shpejtë dhe të besueshëm. Kjo tregon se duhet treguar një vemendje e vecantë në drejtim të nxitjes së zhvillimit të infrastrukturës së TIK si bazë për mbështetjen, zhvillimin e transformimin e shoqërisë drejt një shoqërie të informacionit. Prezantimi i teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit është një kërkesë për shfaqjen 6 Burimi ERT: www.ert.gov.al 7 Burimi: INSTAT/ LSMS 2005 8 Bashkimi Nderkombetar per Telekomunikacionet, www.itu.int/ITU-D/icteye S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 13

Select target paragraph3