shëndetësor; Aktivitetet e parashikuara nga Ministria e shëndetësisë jepen në tabelën përmbledhëse të Aneksit 3. e-kulturë, e-turizmi Në fushën e e-kulturës dhe e-turizmit synohet të bëhet katalogimi informatik i pasurive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme, në pronësi shtetërore dhe private, lidhja në rrjet e institucioneve të menaxhimit të trashëgimisë mes tyre, si dhe me pikat doganore me qëllim shfrytëzimin e informacionit nga studiuesit dhe kontrollin e lëvizjes së pasurive kulturore të paluajtshme, dalja në internet e një pjese të bazës së të dhënave të pasurive të kataloguara, me qëllim shfrytëzimin e tyre nga publiku. Në mënyrë të përmbledhur politikat që do të zbatohen në këto drejtime janë: e-Turizmi: • Krijimi i një baze të dhënash dixhitale e indeksuar mbi burimet, shërbimet dhe destinacionet turistike • Aksesimi dixhital i kësaj baze të dhënash në rrjetin e brendshëm • Aksesimi dixhital i kësaj baze të dhënash katalogut online e-Kultura: • Krijimi i Rrjetit të brendshëm i institucioneve të varësisë • Bibliotekat -Mundësimi i Katalogimit informatik dixhital të Bibliotekave • Aksesimi dixhital i katalogut në rrjetin e brendshëm • Aksesimi dixhital i katalogut online • Dixhitalizim i Arkivave Në fushën e bujqësisë Në fushën e bujqësisë do të punohet në këto drejtime: 1. Krijimi i regjistrit elektronik i dixhitalizuar i parcelave të tokës, si një prioritet në këtë sektor që lidhet me funksionimin efikas të Agjencisë së Pagesave dhe është një investim me kosto të lartë. 2. Krijimi i regjistrit elektronik të fermerëve i cili është gjithashtu i rëndësishëm dhe lidhet me Agjensinë e Pagesave çon në përmirësimin e sistemit të statistikave bujqësore. 3. Realizimi i lidhjes në sistem informatik të DRBUMK-ve, Qëndrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe institucioneve të tjera në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Ky projekt është një synim i rëndësishëm i TIK në fushën e Bujqësisë dhe në krijimin e mënyrave të komunikimit sa më të shpejtë dhe efikas në këtë fushë. 3.3 Politikat në fushën e edukimit dhe njohurive Në dhjetor të vitit 2005 u lançua Master plani për programin e e-shkollave. Ky program i ndërmarrë nga Qeveria ka bëre të mundur informatizimin e shkollave, futjen në edukimin e nxënësve të shkollave 9-vjecare dhe të mesme të njohurive dhe përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit. Deri sot 44% e nxënësve të arsimit bazë 9-vjeçar, pra 44% e afro 600 mijë nxënësve, kanë në shkollat e tyre kabinete të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ku mësohen përdorimi i kompjuterit, i internetit dhe i teknikave dixhitale. Të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm (afro150 mijë) kanë kabinete TIK në shkollat e tyre. Synohet që brenda vitit të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar të pajisen me kabinete TIK dhe të furnizohen me internet. Gjithashtu kabinetet TIK në shkolla do të jenë një vatër trajnimi e komunitetit për përdorimin e kompjuterit dhe internetit. Projekti TIK-shkollat është komponent qëndror i nismës madhore të qeverisë për ta përfshirë Shqipërinë në epokën dixhitale. Informatizimi i shkollave është bërthama e zhvillimit dhe kjo do të mbështesë aspiratat e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Evropian duke siguruar edhe standarde të larta në arsim. Pjesë e këtij programi është trajnimi i mësuesve për teknikat e mësimdhënies duke përdorur teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, si dhe modernizimi i kurrikulave. Gjithashtu qeveria do të angazhohet për përfshirjen e studenteve të teknologjisë së informacionit në programe zhvillimi, trainimi apo praktikash mësimore në administratën publike. Hapat e ndërmarra deri tani dhe të planifikuara i shërbejnë përmbushjes së objektivave të rëndësishme të parashikuara në reformën e arsimit parauniversitar dhe të lartë si: Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet dhe plotësimit e pasurimit të literaturës kompjuterike në gjuhën shqipe të përshtatur sipas grupmoshave të caktuara. S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 33

Select target paragraph3