Kodi Penal Viti 2014 Neni 172 Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave që paguhet akcizë nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 173 Kontrabanda me mallra të licencuar Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, që kërkojnë licencë nga organi kompetent, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së pjesshme apo të plotë, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet. Neni 174 Kontrabanda me mallra të tjera Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo të pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në doganë, deklarimit të rremë për natyrën, llojin, cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet. Neni 175 Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 48) Kryerja e kontrabandës nga punonjës të doganave ose punonjës që kanë lidhje me veprimtarinë doganore, qoftë edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 176 Kontrabanda e vlerave kulturore Importimi, eksportimi apo tranzitimi i vlerave kulturore kombëtare në kundërshtim me dispozitat ligjore në lidhje me to, dënohen me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 177 Kontrabanda me mallra me regjim të ndërmjetëm Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, duke i paraqitur ato si mallra me regjim të ndërmjetëm, me qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 178 Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 49) Tregtimi, tjetërsimi ose transportimi i mallrave që dihet që janë kontrabandë, si dhe çdo ndihmë tjetër që u jepet personave që merren me këto veprimtari, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Faqe|59

Select target paragraph3