Kodi Penal Viti 2014 Neni 128 Ndërrimi i fëmijëve Ndërrimi i fëmijëve i bërë me pakujdesi nga personeli ku fëmijët mbahen për rritje, mjekim ose në shtëpi lindjeje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Neni 128/a Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 35) Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës me një tjetër, i kryer nga personeli mjekësor, dënohet me burgim nga tre gjer në tetë vjet. Neni 128/b Trafikimi i të miturve (Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 3; shtuar me ligjin nr.9859, datë 21.1.2008, neni 3; ndryshuar fjalët në paragrafin e parë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 31; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Rekrutimi, shitja, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e të miturve me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të të miturve dënohen me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike të të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim shtohen me ¼ e dënimit të dhënë. Neni 129 Shtytja e të miturve në krim Shtytja ose tërheqja e të miturve nën moshën katërmbëdhjetë vjeç për të kryer krim, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Neni 130 Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë (Ndryshuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 32) Shtrëngimi apo pengimi për të filluar ose vazhduar bashkëjetesën, ose shtrëngimi për të lidhur apo zgjidhur martesën, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Kërkesa e qëllimshme ndaj një të rrituri ose fëmije për të shkuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim detyrimin e tij për të lidhur martesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Faqe|46

Select target paragraph3