Kodi Penal Viti 2014 Prodhimi, importimi, ofrimi, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si dhe krijimi i aksesit në mënyrë të vetëdijshme në të, me çdo mjet ose formë, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. Rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi, ose bindja e një fëmije, për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, ose marrja pjesë në shfaqje pornografike që përfshijnë fëmijët, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 118 Dhunimi i varreve Dhunimi i varrezave, varreve, nxjerrja e kufomës, si dhe vjedhja e sendeve që mund të ndodhen në to, si dhe çdo veprim tjetër që ul respektin ndaj të vdekurve, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 119 Fyerja (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 32; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 13) Fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë. Neni 119/a Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 13) Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 119/b Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 13) Fyerja e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Neni 120 Shpifja (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 33; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 14) Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë. Faqe|43

Select target paragraph3