Kodi Penal Viti 2014 personit ose vendit në të cilin ndodhet ai, duke i mohuar ndihmën dhe mbrojtjen e nevojshme, sipas ligjit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Eprori që: a) ka dijeni që vartës të vendosur nën autoritetin dhe kontrollin e tij efektiv po kryejnë ose do të kryejnë zhdukje me forcë, ose nuk merr parasysh të dhëna dhe informacione që e tregojnë qartë këtë fakt; b) ushtron përgjegjësinë dhe kontrollin e tij efektiv mbi veprimtaritë me të cilat është lidhur zhdukja me forcë; apo c) nuk ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe të arsyeshme që janë në kompetencën e tij për të penguar ose ndëshkuar personin që jep autorizimin, mbështetjen dhe miratimin e zhdukjes me forcë, ose për t’ia dërguar çështjen organeve kompetente të ndjekjes penale, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur kjo vepër kryhet kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, apo shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Kur kjo vepër ka sjellë si pasojë vdekjen e personit, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Marrja e paligjshme e fëmijëve që janë subjekt i një zhdukjeje me forcë, ose e fëmijëve, babai, nëna ose përfaqësuesi ligjor i të cilëve është bërë subjekt i një zhdukjeje me forcë, apo e fëmijëve të lindur gjatë periudhës së zhdukjes me forcë, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 110 Heqja e paligjshme e lirisë (Ndryshuar paragrafi II me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 27) Heqja e paligjshme e lirisë së personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Kur kjo vepër shoqërohet me vuajtje të rënda fizike, kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga tre gjer në shtatë vjet. Neni 110/a Trafikimi i personave të rritur (Shtuar me ligjin 8733, datë 24.1.2001, neni 28; ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 1; ndryshuar titulli, fjalët në paragrafin e parë dhe paragrafi i tretë dhe shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 26; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi të rritur të gjinisë femërore dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Faqe|40

Select target paragraph3