Kodi Penal Viti 2014 c) në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, pavarësisht nëse fondet janë përdorur në fakt për të kryer veprën ose veprat, për të cilat ishin dhënë ose grumbulluar, apo nëse mund të vendoset një lidhje mes fondeve dhe një apo më shumë veprave konkrete me qëllime terroriste. Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti objektive. Neni 230/b Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Transferimi, konvertimi, fshehja, lëvizja ose tjetërsimi i fondeve dhe i pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masat kundër financimit të terrorizmit, për të shmangur zbulimin dhe vendndodhjen e tyre, dënohen me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet, ndërsa kur kryerja e kësaj vepre ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Neni 230/c Dhënia e informacioneve nga persona që ushtrojnë funksione publike ose në ushtrim të detyrës a profesionit (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Vënia në dijeni e personave të shpallur ose e personave të tjerë për të dhënat për verifikimin ose hetimin e fondeve dhe pasurive të tjera, ndaj të cilave zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, nga persona që ushtrojnë funksione publike ose që janë në ushtrim të detyrës a profesionit, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Neni 230/ç Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 16; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Dhënia e fondeve dhe pasurive të tjera, kryerja e shërbimeve financiare, si dhe e transaksioneve të tjera me persona të shpallur, ndaj të cilëve zbatohen masa kundër financimit të terrorizmit, dënohen me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 230/d Grumbullimi i fondeve për financimin e terrorizmit (Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 16; shfuqizuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 57) Neni 231 Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit (Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 17) Rekrutimi i një ose më shumë personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo Faqe|73

Select target paragraph3