Kodi Penal Viti 2014 Neni 137/a Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike (Shtuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 34) Vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike dënohet me burgim deri në tre vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 138 Vjedhja e veprave të artit e kulturës Vjedhja e veprave të artit e kulturës dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Vjedhja e veprave të artit e kulturës me rëndësi kombëtare dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Neni 138/a Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 39) Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi në kundërshtim me ligjin i veprave të artit dhe të kulturës, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 139 Vjedhja me dhunë Vjedhja e pasurisë e shoqëruar me përdorim dhune dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 140 Vjedhja me armë (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 40; ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 11) Vjedhja e pasurisë, e shoqëruar me mbajtjen e armëve dhe municioneve luftarake ose me përdorimin e tyre, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 141 Vjedhja me pasojë vdekjen (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79) Vjedhja e pasurisë, kur është shoqëruar me dhunime që kanë sjellë vdekjen e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet ose me burgim të përjetshëm. Faqe|49

Select target paragraph3