Kodi Penal Viti 2014 Neni 75 Krimet e luftës (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 79) Veprat e kryera nga persona të ndryshëm në kohë lufte, si vrasja, keqtrajtimi ose dëbimi për punë skllavëruese, si dhe për çdo lloj shfrytëzimi tjetër çnjerëzor në dëm të popullsisë civile ose në territor të pushtuar, vrasja ose keqtrajtimi i robërve të luftës, vrasja e pengjeve, shkatërrimi i pasurisë private ose publike, shkatërrimi i qyteteve, komunave ose fshatrave, jo të diktuara nga nevoja ushtarake, dënohet me heqje të lirisë jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. KREU II VEPRA PENALE KUNDËR PERSONIT KRIME KUNDËR JETËS SEKSIONI I KRIME KUNDËR JETËS TË KRYERA ME DASHJE Neni 76 Vrasja me dashje Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Neni 77 Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër (Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 9) Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. Neni 78 Vrasja me paramendim (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 10; shtesë në paragrafin e dytë me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 7; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 14) Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 78/a Vrasja për gjakmarrje (Shtuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 15) Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Faqe|30

Select target paragraph3