Kodi Penal Viti 2014 Neni 64 Lirimi me kusht (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 7; ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 9; shtuar fjalët në paragrafin e tretë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 12) I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur: - jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale; - jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim; - jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim. Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100. Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve. Neni 65 (Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 10) kur: Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm. Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Neni 65/a Periudha e sigurisë (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 9) Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana: a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet; b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori; c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen; ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës; d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet politike, fetare ose sociale. Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat e dënimit të dhënë nga gjykata deri në kohëzgjatjen e plotë të dënimit penal. Faqe|27

Select target paragraph3