Kodi Penal Viti 2014 Neni 8 Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryeranga personi pa shtetësi (Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 3) Për personin pa shtetësi që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe krim jashtë këtij territori, vlejnë rregullat e neneve 7 e 7/a të këtij Kodi. Neni 9 Personat e mbrojtur ndërkombëtarisht (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 4) Dispozitat e këtij Kodi zbatohen edhe për vepra penale të kryera ndaj personave të mbrojtur ndërkombëtarisht. Person i mbrojtur ndërkombëtarisht, përveçse kur marrëveshjet ndërkombëtare, të ratifikuara nga shteti shqiptar, parashikojnë ndryshe, është: a) kryetari i një shteti, përfshirë edhe anëtari i organit kolegjial që kryen funksionet e kryetarit të shtetit, sipas kushtetutës së atij shteti, kryetari i qeverisë ose ministri i punëve të jashtme, kur këta ndodhen në një shtet tjetër, si dhe anëtarët e familjes që i shoqërojnë; b) çdo përfaqësues a zyrtar i një shteti ose çdo zyrtar apo agjent i një organizate ndërkombëtare me karakter ndërqeveritar, i cili, në kohën dhe vendin e kryerjes së veprës penale kundër tij, zyrës, banesës private ose mjeteve të tij të transportit, gëzon, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, mbrojtje t�� posaçme nga çdo sulm mbi personin, lirinë dhe dinjitetin e tij, si dhe anëtarët e familjes së tij. Neni 9/a Përgjegjësia për personat e huaj që gëzojnë imunitet (Ndryshuar numërtimi me ligjin nr. 23/2012) Çështja e përgjegjësisë për shtetasit e huaj që kryejnë vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që gëzojnë imunitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, zgjidhet me rrugë diplomatike. Neni 10 Fuqia e vendimeve penale të gjykatave të huaja Vendimet penale të dhëna nga gjykatat e huaja ndaj shtetasve shqiptarë që vërtetojnë kryerjen e një vepre penale, kur nuk është parashikuar ndryshe nga marrëveshjet dy ose shumpalëshe, vlejnë në Shqipëri brenda kufijve të ligjit shqiptar edhe përsa vijon: a) për efekt të cilësimit përsëritës të personit që ka kryer veprën penale; b) për zbatimin e vendimeve që përmbajnë dënime plotësuese; c) për zbatimin e masave të sigurimit; d) për shlyerjen e dëmit ose efekteve të tjera civile. Neni 11 Ekstradimi Ekstradimi mund të lejohet vetëm kur është parashikuar shprehimisht në marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Ekstradimi lejohet kur vepra penale që përbën objektin e kërkesës për ekstradim është e parashikuar si e tillë njëkohësisht si nga ligji shqiptar dhe ai i huaj. Ekstradimi nuk lejohet: Faqe|10

Select target paragraph3