REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI LIGJ Nr. 2/2017 PËR SIGURINË KIBERNETIKE 1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi i ligjit Qëllimi i këtij ligji është arritja e një niveli të lartë të sigurisë kibernetike, duke përcaktuar masat e sigurisë, të drejtat, detyrimet, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë kibernetike. Neni 2 Fusha e zbatimit 1. Ky ligj zbatohet për rrjetet e komunikimit dhe sistemet e informacionit, cenimi apo shkatërrimi i të cilave do të kishte impakt në shëndetin, sigurinë, mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe funksionimin efektiv të ekonomisë në Republikën e Shqipërisë. 2. Përjashtohen nga zbatimi i këtij ligji rrjetet e komunikimeve elektronike dhe sistemet e informacionit që janë objekt i rregullimeve ligjore në fuqi për nënshkrimin elektronik, 1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me Direktivën (BE) 2016/1148 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 6 korrik 2016, “Mbi masat për një nivel të përbashkët të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit në Bashkimin Europian”. Numri CELEX: 32016L1148, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 194, datë 19.7.2016, faqe 1-30.

Select target paragraph3