•
•
mbrojtjen nga krimi kibernetik biznesin
elektronik (tregtia elektronike, dokumenti elektronik, nënshkrimin elektronik,
pagesat elektronike)
legjislacionin për komunikimet elektronike dhe kudrin rregullator përkatës; etj.
Disa detyra të tjera që do të kryejë Agjencia janë
koordinimi i aktiviteteve për:
•
•
•
•
•
Përpilimin dhe zbatimin e politikave,
strategjive, akteve ligjore zyrtare dhe zhvillimin e Sektorit të Shoqërisë së Informacionit;
Koordinimin e politikave dhe programeve
në fushën e Shoqërisë së Informacionit;
Promovimin e investimeve në fushën e
Shoqërisë së Informacionit;
Promovimin e Teknologjive të reja në
fushën e Shoqërisë së Informacionit;
Edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK
nga publiku.
Një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet rritjes së
njohurive, ndërgjegjësimit mbi nevojën dhe përfitimin e shoqërisë së informacionit në të gjitha
nivelet e administratës qendrore dhe vendore.
Vëmendje do t’i kushtohet sidomos kualifikimit
të punosnjëve të teknologjisë së informacionit në
administratën publike.
•
•
•
•
•
•
zhvillimin e një rrjeti të brendshëm të TIK
për administratën publike duke përfshirë
një rrjet qeverisjeje (GovNet); koordinimin
për informatizimin e sektorëve të ndryshëm dhe institucioneve më të rëndësishme, duke krijuar shërbime online;
mbështetjen dhe koordinimin e projektit
për dixhitalizimin e akteve ligjore, arkivave, librarive;
nxitjen dhe mbështetjen e TIK për shkollat
publike, duke përfshirë kompjuterizimin
dhe aksesin në internet;
nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit të biznesit elektronik;
nxitjen dhe mbështetjen e përdorimit
të shërbimeve online, internetit dhe
kompjuterit nga qytetarët;
bashkëpunimin me institucione të tjera
kombëtare dhe ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe sektorin privat në fushën e
Shoqërisë së Informacionit.
3.5.3 Një shoqëri informacioni e
sigurtë
Me zhvillimet e shpejta të teknologjisë së informacionit dhe me shtrirjen e përdorimit të saj
pothuajse në të gjitha fushat e veprimtarisë së
shoqërisë, bëhet evidente kërkesa për shërbime
të sigurta dhe të besueshme.
Zhvillimi i shoqërisë së informacionit shoqërohet
edhe me rritjen e kriminalitetit në fushën kibernetike. Për parandalimin e rrezikut të shfaqur nga
ky lloj kriminaliteti do të punohet për ngritjen e
strukturave të specializuara të policisë, krahas
përmirësimit dhe plotësimit të legjislacionit në
fushën e krimeve kibernetike;
Një rëndësi të veçantë merr ndërgjegjësimi ndaj
rrezikut nga krimi kibernetik. Për këtë Qeveria do
të angazhohet në ndërmarrjen e aktiviteteve të
ndryshme për:
•
•
•
•
Sensibilizimin e grupeve të ndryshme të
interesit: shkollat, familjet, institucionet
financiare, kompanitë e biznesit, shoqatat
e konsumatorit; shoqatat e IT etj;
Inkurajimin e hartimit dhe zbatimit të
kodeve të etikës nga ISP;
Mbikqyrjen dhe filtrimin e informacionit
të shpërndarë në rrjetet e shkollave për
parandalimin e rreziqeve që mund të sjellë informacioni nga Interneti;
Bashkëpunimin ndërinstitucional midis
strukturave të ndryshme të teknologjisë së
informacionit për sensibilizimin e grupeve
të interesit dhe parandalimin e rreziqeve;
36 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t