• • • Zhvillimi i zgjidhjeve të integruara teknologjike dhe aplikimeve të ndara. Krijimi i databazave dhe rritja e sigurisë në rrjet. Njohja dhe zbatimi i teknologjive të reja për edukimin dhe kërkimin në TIK. Prezantimi i e-Business duhet të lehtësojë zhvillimin ekonomik duke siguruar një eficencë më të mirë ekonomike, konkurence efektive dhe fitimprurje përmes: • riorganizimit të bizneseve dhe modernizimit të proceseve të kryerjes së biznesit. Me modelet bashkëkohore për implementimin e e-Business në kompanite dhe, • lidhjen elektronike ndërmjet njësive të biznesit, qytetarëve, administratës publike dhe sektorit jo qeveritar; Drejtimet strategjike të Qeverisë Shqiptare lidhur me zhvillimin e biznesit dhe investimeve përcaktohen në Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve të miratuar në Korrik 2007. Kjo strategji sektoriale është pjesë përbërëse e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe ka si qëllim krijimin e një partneriteti të qëndrueshëm shtet-biznes dhe krijimin e një klime nxitëse për zbatimin e politikave të investimeve dhe eksportit nëpërmjet industrializimit dhe orientimit të investimeve në degë me teknologji të lartë. Një nga nismat e rëndësishme të ndërmarrë është reforma e procedurave të regjistrimit të biznesit. Me Ligjin “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit” u themelua Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) si një institucion i ri publik në nivel qëndror. Ky ligj dhe ngritja e QKR është një nismë e qeverisë shqiptare e mbështetur nga Marrëveshja Prag e Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, administruar nga USAID. Kjo reformë është një hap domethënës në programin e përgjithshëm të qeverisë për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Reforma synon ofrimin e përfitimeve të rëndësishme si për bizneset shqiptare edhe për investitorët e huaj, duke siguruar një proces më të thjeshtë, më të shpejtë dhe me më pak shpenzime për regjistrimin e bizneseve të reja; duke siguruar regjistrimin e njëkohshëm në administratën e taksave, në sigurimet shoqërore, në sigurimet shëndetësore dhe në Inspektoriatin e Punës, nëpërmjet përdorimit të një procedure të vetme aplikimi. Reforma e ndërmarre në fushën e përmirësimit të ambientit të biznesit që kulmoi në vitin 2007 me ngritjen e QKR-së ka hyrë në rrugën e forcimit të vazhdueshëm të masave që Qeveria po merr në këtë drejtim. Kështu objektivi kryesor për vitin 2009 është ngritja e Qendrës Kombëtare të Licensimit, e cila do të lehtësojë në maksimum procedurat për marrjen e lejeve apo liçensave nga biznesi. Me fuqizimin e Qendrës Kombëtare të Liçensimit do të mundësohet ofrimi i shërbimit të liçensimit edhe online, duke realizuar një hap të rëndësishëm progresi për e-busines. 3.5 Kuadri ligjor dhe institucional Zhvillimi i qëndrueshëm për shoqërinë e informacionit kërkon një kuadër të përbërë nga dy pjesë: ligjor dhe institucional. 3.5.1 Legjislacioni për shoqërinë e Informacionit Përshtatja e kornizës ligjore për shoqërinë e Informacionit në përputhje me acquis communitaire, me konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet e pranuara nga Republika e Shqipërisë do të jetë në vëmendje të vazhdueshme. Në mënyrë të veçantë legjislacioni në fushën e shoqërisë së informacionit përfshin: I gjithë sistemi ligjor e rregullator duhet të jetë i qartë dhe i llogjikshëm, në mënyrë që të garantojë stabilitetin e zhvillimit legjislativ. Plotësimi dhe përmirësimi i legjislacionit për shoqërinë e informacionit janë në funksion të përmbushjes së pikësynimeve të qeverisë për përputhjen e standarteve të BE në këtë fushë. 3.5.2 Kuadri institucional për zhvillimin e shoqërisë së informacionit Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet ngritjes së strukturave të përshtatshme dhe efektive për implementimin e legjislacionit, zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit. Forcimi i kapaciteteve dhe rolit të AKSHI si një njësi koordinuese për implementimin e monitorimin e implementimit të Strategjisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, e cila ka si objektiva kryesorë: • mbrojtjen e të dhënave personale dhe pronësisë intelektuale, bazën e të dhënave dhe sigurimin dhe privatësinë e të dhënave S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 35

Select target paragraph3