• • • • • Ngritja dhe instalimi i infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e shoqërisë së informacionit (TIK-shkolla); Përfshirja e njohurive të TIK në sistemin tonë arsimor; Krijimi i një ambienti inkurajues dhe mbështetës për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë së informacionit në mjedise shkollore dhe universitare; Përfshirjen e të gjithë potencialeve kërkimore dhe shkencore në fushën e TIK-së; Krijimin dhe zhvillimin e rrjeteve komunikuese njerëzore të të gjitha llojeve dhe sidomos të atyre kërkimore dhe shkencore veçanërisht në kushtet e shoqërisë së globalizimit. Edukimi i publikut Krahas programit për e-shkollat një punë e madhe duhet bërë për edukimin e publikut dhe biznesit për njohuritë për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në mënyrë që ata të përfitojnë nga avantazhet e teknologjisë si dhe të bëhen pjesë aktive në një shoqëri të bazuar në informacion. Në këtë drejtim do të punohet për: • • • • • rritjen e ndjeshme të nivelit të literaturës së TIK për qytetarët; prezantimin dhe harmonizimin e standarteve për e-edukimin; zhvillimin strukturor dhe të përmbajtjes dhe rritjes së prezencës së edukimit mbi TIK në të gjitha nivelet; promovimin e formave moderne dhe fleksibël të edukimit të mbështetur nga TIK, mësimi afatgjatë, mësimi në distance, trainimet e përkohshme etj; zhvillimin e vazhdueshëm të rrjetit të kërkimit akademik si një shtyllë e veprimit modern dhe efiçent të institucioneve edukuese në nivel kombëtar dhe global; Në përputhje me objektivat e parashtruara në Strategjinë ndërsektoriale për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikqyrjen e tregut për periudhën 2007-2013, në kuadër të zhvillimit të shoqërisë së informacionit përmes shfrytëzimit të rrjetit kompjuterik GovNet do të punohet për ofrimin e shërbimit online për konsumatorët për të siguruar aksesin e paraqitjes së ankesave të tyre për mallrat dhe shërbimet e ofruara në treg, tek strukturat shtetërore të mbrojtjes së konsumatorëve, gjithashtu edhe për këshillimin e tyre në rrugë elektronike e-këshillimin. Ky proces do të kryhet në bashkëpunim me Shoqatat profesionale në fushën e teknologjisë së informacionit, shoqatat e konsumatorëve, Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, etj. Do të organizohen aktivitete periodike si tavolina të rrumbullakta, seminare, forume, konferenca për të nxitur diskutimin me palë të interesit dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira. Në fushën e kërkimit shkencor Në shtator të vitit 2007, Këshilli i Ministrave miratoi statusin e vendit të asociuar, në Programin Komunitar “Programi i Shtatë Kuadër, për Kërkim e Zhvillim Teknologjik”, FP7 për periudhën 20082013. (7th Framework Program on Research and Technological Development). Me nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Komisionin Europian për pjesëmarrje në programin kuadër FP7, Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm përpara, duke ofruar një mundësi të jashtëzakonshme për universitetet shqiptare, qendrat kërkimore e shkencore, kompanite private, entet publike dhe agjensitë e ndryshme qendrore si dhe individët, për të përfituar financime, teknologji dhe eksperiencë nga Programi Europian FP7, i cili është instrumenti kryesor i Komisionit Europian për financimin e kërkimit shkencor dhe teknologjisë. Duke hequr barrierat e fundit që ndanin komunitetin e kërkuesve dhe studiuesit shqiptare nga kolegët e tyre europianë, bëhet e mundur integrimi i mëtejshëm i vendit në Hapësirën Europiane të Kërkimit (ERA). Pjesëmarrja në programin FP7 përbën në thelb, kontributin më të madh financiar, që është dhënë në këto 15 vitet e fundit në favor të kërkimit shkencor dhe është hapi kryesor në integrimin e vendit në ERA (Hapësirën Evropiane të Kërkimit). Objektivat kryesore të kërkimit dhe zhvillimit Kombëtar janë: Zhvillimi i aktiviteteve promovuese kombëtare dhe ndërkombëtare për TIK. Anëtarësimi i vendit tonë në programin FP7 realizohet duke financuar nga buxheti afro 200 mijë Euro që janë ¼ e kontributit të Shqipërisë pjesa tjetër do të mblidhet nga fondet e Bashkimit Evropian. (CARDS/IPA) ; 3.4 Politikat në drejtim të biznesit elektronik (E-Biznes) • • Përmirësimi i edukimit për specialistët me njohuritë dhe zhvillimet në TIK. Zhvillimi i rrjeteve kompjuterike për t’i shërbyer edukimit dhe kërkimit. 34 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3