TRANSAKSIONET
NDËRVEPRIMI
P E RFI T I ME D H E KO S TO
PREZENCA NË WEB
Shpërndarja
e informacionit
tek publiku
nëpërmjet
website
Akses tek
shërbimet
i përshtatur
sipas
nevojave të
përdoruesit,
i besueshëm
i sigurtë
Ofrimi i
shërbimeve
on-line fillon
transformimin
e mënyrës së
ndërveprimit
“G2C”, “G2B”
Qeverisja
elektronike
ka ripërcaktuar,
transformuar
operacionet e
qeverisë dhe
marrëdhëniet
G2C; G2B;
komunikim
dy drejtimësh;
komunikim i sigurtë,
i besueshëm,
lehtësisht
i aksesueshëm
N D RYS HI M E O R G A N I Z AT I V E D H E K ULT U R O R E
TRANSFORMIMI
I N F R A S T RU K T U R A E S H PË RNDARJES SË SHËRBIMEVE
NJE PROCES I G J AT E D H E KO M P L E K S
Nëse qeverisja elektronike implementohet në
mënyrë korrekte, ajo mundëson shumë më tepër
se përfitimet e thjeshta të realizuara nga reduktimi i radhëve:
o
o
Reduktimin e kostove për biznesin dhe
qeverinë, reduktimin e detyrimeve të
taksave dhe nxitjen e konkurencës.
Sektori publik bëhet më transparent
dhe i hapur, forcohet demokracia, rritet
përgjegjshmëria ndaj qytetarëve si dhe
pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e
politikbërjes, administrata orientohet
duke vënë në qendër qytetarin dhe sigurohen shërbime online 24 orë ditë, 7
ditë të javes, pavarësisht rrethanave dhe
nevojave të veçanta.
Drejtimet strategjike që do të ndiqen përsa i përket ofrimit të shërbimeve publike, janë:
1. Shfrytëzimi i rrjetit kompjuterik ndërministror (GovNet) për ofrimin e një vargu shërbimesh jo vetëm për qeverinë, por edhe për
qytetarët. Gjatë vitit 2008 do të fillojnë punimet
për fazën e dytë të këtij projekti. GovNet 2, do
të krijojë një rrjet qeveritar homogjen, dhe të sigurtë duke sjellë dhe përfitime të tjera të tilla si
reduktimi i kostove të komunikimit qeveritar si
dhe një komunikim më të mirë .
2. Ndërtimi i sistemit të sigurisë fizike dhe logjike
të GovNet për të cilin po punohet intensivisht. Ky
sistem do të mundësojë operimin e sistemeve të
mëposhtme:
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
Mbledhjet e Qeverisë online (e-Kabinet);
Sisteme IMS (Information Management
System) për sektorë të ndryshëm të aktivitetit të Qeverisë;
Sistemet e administrimit të dokumentacionit dhe të arkivave;
Sistemi dhe Baza e të Dhënave të HRMS
(Departamenti i Administratës Publike);
Implementimi i plotë i Sistemit të Thesarit (Ministria e Financave);
Implementimet e mëtejshme në: e-business (QKR), e-taksë (DPTT), e-prokurimi
(APP);
e-Shërbime të reja nëpërmjet portaleve
qeveritare (e-Albania);
Sistemi i dëshmive të penalitetit (Ministria e Drejtësisë);
Shërbimi i Gjendjes Civile dhe Kartës së
Identiteti;.
3. Koordinimi i të gjitha nismave me qëllim
maksimizimin e përfitimeve, standardizimin, si
dhe ofrimin e shërbimeve ‘online’ qytetarëve
në një hapësirë informacioni të integruar. Këto
shërbime përfshijnë, kartat e identitetit, pasaportat elektronike, regjistrimin e automjeteve, aplikime për përfitimet nga sigurimet shëndetësore,
regjistrimin e të papunëve, pagesat për sigurimet
shoqërore, evidentimin e pronësisë, aplikimin për
leje ndërtimi, deklarimin doganor, transparencën
e vendimeve gjyqësore, si dhe përdorimi i firmës
dixhitale;
30 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t