Zbatimi i ligjit te ri të komunikimeve elektronike dhe politika sektoriale do të krijojnë mjedis të favorshëm për investime dhe implementimin e teknologjive më të fundit në të gjitha format e komunikimit. Kjo do të cojë në rritjen e konkurencës në tregun e komunikimeve elektronike dhe për pasoje do të sjellë përfitime për konsumatorin si, ofrimin e një game të gjerë shërbimesh bashkëkohore, cilësore dhe me çmime të përballueshme. Pikat e Aksesit Publik (PAP): Hyrje të lirë dhe të besueshme për të gjithë në Internet. Lidhja me Internetin nga shtëpitë është shumë e rrallë në Shqiperi dhe praktikisht nuk ekziston ne zonat rurale. Pikat e informacionit publik duhet të ndërtohen në tërë vendin, dhe në veçanti duhet të mbështetet vendosja e tyre në zonat e largëta. Përmbajtja dhe aplikimet, ose shërbimet e qeverisjes elektronike duhen të bëhen të mundura nëpërmjet këtyre pikave të aksesit publik. Projekte pilote për PAP në komunat që përdorin teknologjitë me radiovalë mund të shtrijnë më tej numrin e lidhjeve. Për këtë mund të shfrytëzohet infrastruktura e shpërndarë në të gjithë vendin e zyrave postare. 3.2 Nxitja e qeverisjes së mirë përmes shërbimeve online moderne Koncepti i qeverisjes elektronike, rrjedh në kuadër të iniciativës europiane ”e-Europe” (Europa elektronike), ç’ka dotë thotë se qeveria do të jetë e para që do të iniciojë procesin në tërësi në mënyrë që të demonstrojë vendosmërinë për implementimin e konceptit të shoqërisë së informacionit. Qeverisje efiçente dhe transparente, e hapur për bashkëpunim me qytetarët, ky është koncepti që do të sigurojë shërbime më të mira për qytetarët dhë komunitetin e biznesit. Zbatimi i këtij koncepti do të inkurajojë prosperitetin ekonomik dhe social në tre drejtime kryesore: • Qeveri – Biznes; • Qeveri – Qytetarë; • Qeveri - Qeveri. e Republikës së Shqipërisë të jenë faktorë në Shoqërinë e Informacionit do të jetë e nevojshme të zhvillohen politika koherente në mënyrë që të gjithë sektorët të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime elektronike: • Të unifikuara; • Të standartizuara; • Të pavarura nga platformat e përdorura dhe teknologjitë ; • Të thjeshta në përdorim; Në rolin e qeverisë si promotore në zhvillimin e shoqërisë së informacionit, për të siguruar një ndjekje më të mirë të zhvillimit të politikave për shoqërinë e informacionit është krijuar grupi ndërinstitucional nën drejtimin e Zëvëndeskryeministrit (sipas Aneksit 1); Qeveria është angazhuar për zhvillimin e politikave që : • • • • • Garantojnë dhe sigurojnë demokracinë në Republikën e Shqiperise; Mbështesin zhvillimin e infrastrukturës së informimit; Mbështesin krijimin e një ekonomie dinamike përmes rritjes së konkurencës, përshpejtimit të kthimit të pronave, zhvillimit të tregëtisë elektronike dhe informatizimit të sistemit bankar; Mbështesin zhvillimin e kulturës dhe turizmit. Mbështesin përmirësimin e mbrojtjes shtetërore si rezultat i zhvillimit të teknologjisë së informacionit. Synimi i të gjitha veprimeve të ndërmarra dhe që do të ndërmerren në zbatim të SKZHI dhe kësaj strategjie do të jetë shndërrimi i hendekut dixhital në mundësi dixhitale për zhvillim dhe transformim. Qeverisja elektronike premton një shpërndarje më të mirë dhe më eficente për shërbimet publike dhe përmirëson marrëdhënien midis qytetarëve dhe qeverisë. Megjithatë shfrytëzimi i teknologjive të informacionit në shërbimet qeveritare, nuk nënkupton kalimin e menjëhershëm (automatik) në qeverisjen elektronike, pasi implementimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit bëhet paralelisht me ndryshimet organizative dhe përshtatjen e aftësive dhe kualifikimeve. Në grafikun më poshtë tregohen fazat nëpër të cilat kalon procesi i qeverisjes elektronike. Në mënyrë që të bëhet e mundur që qytetarët S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 29

Select target paragraph3