frekuencave të teknologjisë wireless (WIMAX; 3G;) - Krijimi i një kuadri ligjor e rregullator të qartë dhe efektiv në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian dhe praktikat më të mira; në përdorim të frekuencave do të kryhet përmes procedurave të hapura që sigurojnë transparencë, mosdiskriminim dhe përdorimin eficent të tyre. Po kështu është i domosdoshëm forcimi i kapaciteteve dhe i rolit të Drejtorisë së Politikave të Postë Telekomunikacionit në Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe të Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare si organ rregullator. Ndëroperimi i shërbimeve dhe adoptimi i standarteve nga ofruesit e shërbimeve, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, maksimizon mundësitë e rrjeteve. Principi bazë që udhëheq zhvillimin e infrastrukturës së komunikimeve kombëtare duhet të jetë akses i lirë në rrjete dhe informacion dhe promovimi dhe mbrojtja e konkurrencës. Akualisht, në Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit po punohet për hartimin e Dokumentit të Politikave19 të Zhvillimit të Sektorit të Komunikimeve Elektronike i cili, në mënyrë të vecantë do të përcaktojë objektivat afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit të këtij sektori, do të adresojë problemet e lidhura me shërbimin universal dhe krijimin e pikave të aksesit për publikun, interkoneksionin, menaxhimin e frekuencave, mbrojtjen e konsumatorit, numeracionin, përdorimin e përbashkët të pajisjeve, dhe ULL etj. Ky dokument do t’i shërbeje vlerësimit cilësor dhe sasior të infrastrukturës i cili, gjithashtu, kërkon kooperimin përmes enteve publike, organizatave, kompanive private, dhe autoriteteve profesionale dhe lokale. Ndëroperimi Sigurimi i shërbimit universal Shërbimi universal ka një rol të dyfishtë: social dhe zhvillues. Përmbajtja e shërbimit universal duhet të ndryshojë dinamikisht për të qënë në linjë me zhvillimet e vazhdueshme të infrastrukturës, teknologjive dhe kërkesave të përdoruesve. Shërbimi universal duhet të përfshijë ato elemente që i shërbejnë eleminimit të diskriminimeve për aksesin nga të gjithë në Shoqërinë e Informacionit. Sigurimi i shërbimeve me brez të gjerë dhe mundësia e aksesit kudo dhe në çdo kohë Drejtimet e politikës në fushën e infrastrukturës që do të ndërmarrë Ministria e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit do të synojnë inkurajimin e bashkëpërdorimit të infrastrukturës nga operatorët për të siguruar përdorimin efektiv të burimeve dhe për të reduktuar koston e instalimit të infrastrukturës së re. Mjedise të favorshme duhet të krijohen për shfrytëzimin e teknologjive të reja. Kombinimi i tregut të liberalizuar me konvergjencën e teknologjive u jep përdoruesve mundësinë të përzgjedhin si shërbimet e preferuara dhe pagesat e tyre ashtu dhe ofruesit e shërbimit. Menaxhimi i spektrit Tendencat e Zhvillimit të Infrastrukturës janë: Spektri i radiofrekuencave është një burim i kufizuar natyror dhe i një rëndësie të veçantë për infrastrukturën e komunikimit dhe informimit ku një pjesë të rëndësishme zënë dhe komunikimet pa tela. Dinamika e zhvillimit të teknologjive me brez te gjerë pa tela, dhe avantazhet që ato mbartin në përmbushjen e objektivave të një Shoqërie Informacioni, ka rritur rëndësinë e përzgjedhjes së mekanizmave për një menaxhim sa më efektiv të spektrit të radiofrekuencave, konform standarteve europiane dhe ndërkombëtare. Autoritetet përgjegjëse për dhënien në përdorim të frekuencave do të udhehiqen nga parimi i neutralitetit teknologjik. Procesi i dhënies - Dominanca e plotë e teknologjive dixhitale - Pozicioni dominant i standarteve Europiane - Zhvillimi dinamik i Internetit me brez të gjere si një mënyrë predominante e transmetimit të informacionit dhe si një rrjet i përbashkët komunikimi në shoqërinë tonë. - Njohja e nevojës për sigurinë e rrjeteve nëpërmjet implementimit të teknikave të përshtatshme. - Zhvillime të konsiderueshme të sistemeve satelitore. 28 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 19 Në kuadrin e një projekti të financuar nga BE

Select target paragraph3