POLITIKAT QË DO TË NDIQEN N ë këtë kapitull paraqiten politikat që do të ndiqen për përmbushjen e vizionit dhe qëllimeve strategjike të këtij dokumenti. Këto politika koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe janë në përputhje me SKZHI, angazhimet e marra në MSA dhe me iniciativat eSEE dhe bSEE të Paktit të Stabilitetit. Strategjia Ndërsektoriale për Shoqërinë e Informacionit bazohet në realitetin dhe nevojat e zhvillimit në nivel kombëtar si dhe burimet dhe mundësitë që ofrohen për ndërtimin e shoqërisë së informacionit. Politikat e parashikuara në të, në harmoni me politikat e tjera sektoriale dhe ndërsektoriale të miratuara nga Qeveria shqiptare, do të synojnë sigurimin e një ambienti të favorshëm për investime private dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rritur produktivitetin, modernizimin e shërbimeve publike dhe për t’i dhënë të gjithëve mundësinë për të qenë pjesë e shoqërisë globale të informacionit. 3.1 Zhvillimi i infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit Infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit përbën një faktor kyc për formimin/ ndërtimin dhe zhvillimin e shoqërisë së informacionit. Politikat në fushën e infrastrukturës do të synojnë nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës së TIK në mënyrë që ajo të bëhet e disponueshme në kushte të barabarta, jo diskriminuese dhe me çmime të përballueshme, në mënyrë që të gjithë qytetarët të përfitojnë nga teknologjitë e infor- macionit dhe të komunikimit me qëllim shtimin e njohurive, rritjen e efektshmërisë dhe të transparencës në administratën publike. Ligji Nr. 9918, datë. 19.5.2008, i komunikimeve elektronike, i hartuar në përputhje me acquis communitaire (paketa e direktivave të vitit 2002), përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të iniciativave të qeverisë për liberalizimin e plotë të tregut të telekomunikacioneve. Ai shënon dhe një moment të rëndësishëm për heqjen e barrierave hyrëse në treg përmes kalimit nga regjimi i licensave individuale në atë të autorizimit të përgjithshëm. Ky ligj garanton të drejtën e sipërmarrësve për ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike. Një parim bazë në këtë ligj është ai i neutralitetit teknologjik. Rrjetet e komunikimeve elektronike që kërkojnë përdorimin e burimeve të kufizuara si frekuencat, pajisen me të drejtën e përdorimit të tyre dhe numri i të drejtave të përdorimit kufizohet vetëm në rastet kur mundësitë e dhënies në përdorimi janë të kufizuara. Zbatimi i këtij ligji, kërkon hartimin e një kuadri rregullator efektiv si dhe plotësimin me një sërë aktesh nënligjore. Plotësimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor e rregullator do të krijojnë mundësi për ofrimin e shërbimeve të reja të favorizuara nga progresi teknologjik dhe konvergjenca teknologjike dhe nxitjes së konkurencës në treg. Në këtë drejtim është e rëndësishme të realizohen nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare: - Hartimi i një politike për zhvillimin e shërbimeve me brez të gjerë/broadband; - Dhënia për përdorim apo licensimi i S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 27

Select target paragraph3