o Synohet standartizimi i paraqitjes së institu-
cioneve publike në internet;
o Shërbimet publike që ofrohen online do të
shoqërohen me përshkrimin e tyre dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar prej tyre
do të jenë të disponueshëm dhe do të mund
të shkarkohen nga interneti;
o Do të krijohet një ambient i sigurt komunikimi
midis shërbimeve publike dhe për shkëmbimin e informacionit të klasifikuar qeveritar.
Shërbimet publike
o Prokurimi elektronik. Synohet që deri në
o
o
o
o
o
vitin 2013 të gjitha prokurimet publike do të
bëhen në mënyrë elektronike sipas rregullave
dhe përvojës më të mirë ndërkombëtare dhe
normave evropiane.
Financat publike
Transferimi i fondeve në të gjitha qendrat urbane si dhe në komuna do të bëhet në
mënyrë elektronike.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të fuqizohet dhe zhvillohet më tej ofrimi i shërbimeve elektronike në sektorin e tatimeve;
Sistemi doganor do të kryeje 100% transaksionet në rrugë elektronike;
Në fushën e-shëndetësisë do të synohet
promovimi i cilësisë dhe eficencës në kujdesin
shëndetësor përmes aplikimeve të shëndetit
elektronik.
Edukimi dhe përhapja e njohurive
o Do të investohet në burimet njerëzore dhe në
aftesitë për të pasur një rini në botën dixhitale;
o Do të synohet që deri në fund të vitit 2013 të
gjitha shkollat e vendit të kenë kabinetet informatike dhe akses në internet me shpejtësi
të lartë; Deri në fund të vitit 2010, synohet të
arrihet në raportin 1 kompjuter për 25 nxënës.
o Do të bëhet pjesë e programeve mësimore për shkollat fillore, lënda njohuri mbi
teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit si dhe do të përmirësohen programet
mësimore të TIK për shkollat e mesme, në
përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Do të realizohen trajnime për të gjithë
mësuesit e lëndës së informatikës dhe administratorët e shkollave për mësimin e TIK.
Universitetet dhe qendrat kërkimor shkencore
o do të jenë të lidhura me rrjetin Geant dhe të
gjitha universitetet e Tiranës do të përdorin
në mënyrë të përbashkët një rrjet me fibër të
shpejtësisë së lartë i cili do t’i lidhë të gjitha
fakultetet. Qeveria do të angazhohet për pranimin e studentëve për kryerjen e praktikave
mësimore pranë administratës publike;
Nxitja e përdorimit të teknologjive të
informacionit dhe komunikimit nga
biznesi
o Do të stimulohet përdorimi i internetit
përmes krijimit të kuadrit të nevojshëm ligjor
për biznesin elektronik dhe edukimit të biznesit për përfitimet dhe mundësitë e ofruara nga
teknologjia e informacionit dhe komunikimit.
Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit
lejojnë forma të reja të partneritetit ndërmjet kompanive ofruesve dhe konsumatorëve
duke përmirësuar mënyrën e punës, produktet dhe shërbimet që ata ofrojnë. Kjo kërkon
teknologji të reja dhe njëkohësisht aftësitë e
duhura. Krijimi dhe forcimi i rrjetit mbështetës
për biznesin elektronik me qëllim forcimin
dhe koordinimin e veprimeve mbështetëse
për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Rritja
e njohurive të biznesit të vogël dhe të mesëm
mbi përfitimet e fituara përmes implementimit të zgjidhjeve të avancuara e-biznes.
o Krjimi i kuadrit rregullator për të nxitur tregtinë elektronike do të jetë një mundësi
për NVM në Shqipëri.
o Synohet që deri në vitin 2013, Shqipëria të
jetë në nivelet e mesme në renditjen e Indeksit të Gatishmërisë për Rrjet dhe të treguesve të tjerë të gatishmërisë për ekonominë
informatike.
Përmirësimi i legjislacionit për
Në përputhje me angazhimet e marra në MSA
do të punohet për plotësimin dhe përmirësimin
e legjislacionit përkatës për shoqërinë e informacionit.
Një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet implementimit të legjislacionit për krijimin e një ambienti
të sigurtë dhe konfidencial.
shoqërinë e informacionit.
Vizioni i qeverisë për krjimin e një shoqërie
të informacionit është i inkuadruar plotësisht
edhe në një vizion më të gjerë, për zhvillimin
e shoqërisë së informacionit në rajon. Shqipëria është pjesë e iniciativës rajonale e-SEE,
të Paktit të Stabilitetit18 dhe aktivitetet si dhe
angazhimet e marra në kuadër të kësaj iniciative
do t’i shërbejnë edhe zhvillimeve në Shqipëri.
24 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t