ive kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme,
në pronësi shtetërore dhe private; lidhja në rrjet
e institucioneve të menaxhimit të trashëgimisë
mes tyre, si dhe me pikat doganore me qëllim shfrytëzimin e informacionit nga studiuesit
dhe kontrollin e lëvizjes së pasurive kulturore të
paluajtshme; dalja në internet e një pjese të bazës së të dhënave të pasurive të kataloguara,
me qëllim shfrytëzimin e tyre nga publiku.
• Në sektorin e punësimit, me anë të një projekti të financuar nga Qeveria suedeze është bërë
e mundur ngritja e një sistemi të teknologjisë së
informacionit për punësimin në rajonin e Tiranës dhe Korçës. Me anë të këtij sistemi bëhet
e mundur ofrimi i shërbimit të punësimit për
punëdhënësit përmes publikimit të ofertave të
punës dhe për punëkërkuesit duke ju dhënë më
3. Edukimi dhe
njohuritë
3.1 e-Edukimi
Në Shqipëri ka rreth 465,000 nxënës të arsimit
fillor dhe 65,000 nxënës të arsimit të mesëm. Ka
rreth 2,900 shkolla fillore dhe rreth 522 shkolla
të mesme. Kjo do të thotë se ka mesatarisht më
pak se një shkollë fillore për fshat dhe më shumë
se një shkollë të mesme për komunë.
Në zbatim të master planit për zhvillimin e TIK
në Arsimin parauniversitar, aktualisht janë 732
kabinete informatike në gjëndje pune, nga të
cilat 353 janë ngritur vetëm në vitin 2008. Në 37
shkolla te mesme ka nga 2 kabinete informatike;
18 shkolla përdorin shërbimin e internetit të
cilin e kanë siguruar në mënyrë të pavarur. Situata paraqitet me nje kompjuter per 45 nxënës.
Projekt tjetër i rëndësishëm i cili ka përfunduar
në vitin 2007, është “Dixhitalizimi i amzës në
arsimin e mesëm”, që bëri të mundur krijimin
e një baze te dhenash me të dhënat e të tërë
nxënësve të këtij arsimi. Eshte ne proçes dhe deri
në fund të vitit 2009, mendohet të përfundojë
“Dixhitalizimi i amzës për arsimin bazë”. Është
realizuar blerja e 2000 projektorësh dixhitalë
shumë mundësi kërkimi për vende të lira pune.
Zhvillimet e deritanishme në drejtim të ofrimit
të shërbimeve publike elektronike (e-services)
tregojnë që jemi ende në fazat e fillimit në
rrugën për krijimin e një shoqërie të informacionit. Ende nuk ka një zhvillim në ofrimin e
shërbimeve publike elektronike për shëndetin,
bujqësine, sektorin e punësimit, kulturës etj.
Mundësimi i këtyre shërbimeve përmes rrugëve
të komunikimit elektronik është i rëndësishëm
për të realizuar një qeverisje më të mirë, efiçente
dhe transparente, të hapur për bashkëpunim
me qytetarët dhe komunitetin e biznesit, dhe
që do të inkurajojë prosperitetin ekonomik dhe
social në tre drejtime kryesore: Qeveri – Qytetare
(G2C); Qeveri – Biznes (G2B) dhe Qeveri – Qeveri (G2G).
dhe 2000 laptop që do të përdoren në shkolla te
mesme, duke krijuar kabinete të lëvizshme që do
të përdoren për mësimdhënie edhe në lëndë të
tjera. Aktualisht të gjithë Institucionet e Arsimit
te Lartë Publik kanë rrjetin e tyre informatik të
brëndshëm si edhe shërbim interneti që është
siguruar në mënyrë të pavarur. Pajisjet informatike në një pjesë të mirë të universiteteve janë në
numër mjaft të vogël dhe të vjetra në kohë. Zyra
e zhvillimit italian në bashkëpunim me MASH
dhe specialistë të kërkimit shkencor do të realizojë një projekt për krijimin e një rrjeti telematik
midis universiteteve. Ky rrjet do të shërbejë për
shkëmbim informacioni midis tyre në të gjitha
fushat si edhe në kërkimin shkencor.
3.2 Projekte në fushën e
Kërkimit shkencor mbi TIK
Gjatë vitit 2007, Këshilli i Ministrave miratoi statusin e Shqipërisë si anëtare e asociuar e Programit FP7. Aktivitetet e kërkimit në Shqipëri
janë shumë të kufizuara, së pari për shkak të
mungesës se infrastrukturës dhe për shkak të
pamjaftueshmërisë së burimeve financiare. Një
numër i konsiderueshëm specialistësh kanë braktisur institutet e kërkimit shkencor dhe shumica e
tyre kanë emigruar jashtë. Departamentet e spe-
16 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t