2. Qeverisja elektronike (e- Government) dhe shërbimet publike (e-services) 2.1 Qeverisja Elektronike • Qeverisja elektronike është një proces i gjatë i cili kalon nëpër disa faza të tilla si shpërndarja e informacionit në rrugë elektronike përmes prezencës në web deri te, transformimi i plotë i mënyrës së qeverisjes përmes ofrimit të shërbimeve publike online në mënyrë të sigurtë, të besueshme, lehtësisht të aksesueshme dhe me një pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe biznesit. • Qeverisja elektronike në Shqipëri është në fazat e para të zhvillimit të saj por disa nga arritjet e deritanishme janë: • • • • • • • Rrjeti qeveritar GOVNET, i realizuar m e mbështetjen e UNDP dhe Komisionit Europian. Në sajë të këtij projekti, ministritë, departamentet e qeverisë shqiptare si edhe dy organizata të shërbimit publik (gjithsej 26 institucione) janë lidhur përmes një rrjeti me fibër optike të shpejtësisë së lartë. Aktualisht zhvillimet e këtij rrjeti kanë bërë të mundur përdorimin e programeve të mëposhtme: Planifikimi i buxhetit afat mesëm (PBA). Sistemi i menaxhimit të burimeve njerëzore nga DAP(HRMS). Sistemi elektronik për kontrollin e gjendjes gjyqësore të qytetarëve i Ministrisë së Drejtësisë (SEMD). Të gjitha ministritë kanë faqen e tyre të internetit dhe një bazë të dhënash elektronike ku prezantohen aktet ligjore dhe nënligjore, të rejat mbi aktivitetin e çdo ministrie, dokumenta strategjike duke realizuar kështu shpërndarjen e informacionit në rrugë elektronike.Publikimi elektronik i fletores zyrtare dhe legjislacionit si dhe ofrimin e shërbimit elektronik për deklarimin e gjendjes gjyqësore. Kompjuterizimi dhe monitorimi i zbatimit të angazhimeve të marra nga qeveria në kuadrin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Në informatizimin e procesit të vlerësimit të ecurisë së zbatueshmërisë së MSA dhe procesit të përafrimit të legjislacionit tregohet kujdes për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të teknologjisë së informacionit (IT) për mundësimin e shërbimeve “on line“ në informimin për ecurinë e procesit të integrimit. Me mbështetjen e GTZ, është ngritur një sistem informacioni për çmimet e produkteve bujqësore, kryesisht perime dhe fruta në disa tregje të mëdha të vendit si Tiranë, Korçë, Fier etj. Të dhënat e përpunuara hidhen në faqen zyrtare të ministrise, por ky sistem nuk ofron shërbime online. Ka përfunduar sistemi i informacionit të kontrollit kufitar në 14 pika kalimi kufitare. Krijimi i një sistemi bashkëkohor të gjendjes civile me anë të kompjuterizimit të regjistrave themeltare; Puna e deritanishme në drejtim të shpërndarjes së informacionit në rrugë elektronike ka ndikuar pozitivisht për rritjen e transparences në qeverisje. Qeveria është angazhuar në një program të gjerë reformash që synojnë rritjen e transparences, luftën kundër korrupsionit dhe llogaridhënien. Një kujdes i veçantë po tregohet nga qeveria për krijimin e infrastrukturës së shoqërisë së informacionit dhe veçanërisht në realizimin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti dhe pasaporta elektronike (PKI). Nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë s�� Informacionit është bërë vlerësimi i situatës së inftrastrukturës së TIK në administratën qendrore nga ku janë nxjerrë dhe nevojat për përmirësim të saj. Krahas ecurisë së deritanishme në drejtim të qeverisjes elektronike janë vërejtur edhe një sërë problemesh dhe nevojash për përmirësime të mëtejshme: • Rritja e ndërgjegjësimit dhe e njohurive në të gjitha nivelet e administratës publike për rëndësinë e përdorimit të teknologjisë së informacionit në procesin e qeverisjes elektronike për një qeverisje më të mirë; • Përmirësimi i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit për administratën publike; • Përcaktimi i standarteve me qëllim rritjen e efektivitetit në punë dhe uljen e kostove operacionale; • Rritja e kapaciteteve, burimeve njerëzore të teknologjisë së informacionit dhe kualifikimi i vazhdueshëm të tyre. 2.2 Shërbimet publike (e-services) Shërbimet publike dhe efektiviteti i shpërndarjes së tyre kanë një efekt të madh në zhvillimin ekonomik social të një vendi. Në proçesin e trans- 14 S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t

Select target paragraph3