GJENDJA AKTUALE 1. Infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe sektori i komunikimit postar Sektori i telekomunikacioneve në Shqipëri është i liberalizuar dhe numri i operatorëve që ushtrojnë veprimtari në këtë fushë është rritur ndjeshëm. Në vitin 2007 operatori kombëtar i shërbimeve publike telefonike fikse, Albtelecom sh.a. u privatizua (76%). Albtelecom ka një infrastrukturë mbarëkombëtare me një sistem transmetimi dhe komutimi pothuajse 100% të dixhitalizuar. Ky operator ofron edhe shërbime interneti me dial-up në të gjitha qytetet e vendit dhe ADSL në qytetet kryesore, por cmimet e ofrimit të këtij shërbimi janë relativisht të larta. 1.1 Infrastruktura e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit Infrastruktura kombëtare e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është shtylla kryesore e Shoqërisë së Informacionit. Në kuptimin e saj më të gjerë, ajo përfshin telekomunikacione me tela, pa tela, me satelit, rrjete kompjuterash, sisteme transmetimi dhe komutimi, televizion dixhital, një diapazon të gjerë të pajisjeve terminale, gjithashtu, programe informatike dhe aplikime, bazat e të dhënave elektronike dhe librari dixhitale. Penetrimi telefonik fiks është shumë i ulët dhe në fund të vitit 2007 llogaritej rreth 10%. Për këtë arsye edhe mundësia e përfitimit nga teknologjitë e brezit të gjerë sikurse janë ato xDSL është e reduktuar. Një pengesë tjetër në këtë drejtim mund të konsiderohet edhe shfrytëzimi i LLU (akses i hapur në rrjetin lokal) dhe mungesa e konkurrencës për ofrimin e shërbimeve xDSL që ka për pasojë nivelin relativisht të lartë të tarifave për ofrimin e këtyre shërbimeve. Në figurën e mëposhtme jepet një shpërndarje gjeografike e lidhjeve ADSL1 . 37.10% Shpërndarja Gjeografike e lidhjeve ADSL 9% 5.90% BERATI 10% 9.10% 7% 2.90% GJIROKASTRA SHKODRA DURRËSI KORÇA TIRANA ELBASANI 3.50% 3.40% 6.10% 5.40% POGRADECI VLORA FIERI SARANDA 1 Sipas të dhënave të Albtelecom S t r a t e g j i a N d ë r s e k t o r i a l p ë r S h o q ë r i n ë e In f o r m a c i o n i t 11

Select target paragraph3