Kodi Penal Viti 2014 organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Neni 232 Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Ndryshuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 18) Përgatitja, stërvitja dhe dhënia në çdo formë e udhëzimeve edhe në mënyrë anonime ose në rrugë elektronike, për prodhimin ose përdorimin e lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake, të armëve të tjera dhe lëndëve kimike, bakteriologjike apo bërthamore ose të çdo natyre tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për njerëzit dhe pasurinë, si dhe të teknikave e të metodave të tjera për kryerjen e veprave me qëllime terroriste dhe pjesëmarrja në veprimtari të tilla, edhe kur këto vepra drejtohen kundër një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohen me burgim jo më pak se shtatë vjet. Neni 232/a Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19) Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër deri në dhjetë vjet. Neni 232/b Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste (Shtuar me ligjin nr.9686, datë 26.2.2007, neni 19) Kanosja serioze për kryerjen e veprave për qëllime terroriste, që i bëhet një autoriteti publik, edhe të një shteti tjetër, institucioni apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 233 Krijimi i turmave të armatosura Krijimi i turmave të armatosura për t’iu kundërvënë rendit publik me anë të veprimeve të dhunshme ndaj jetës, shëndetit, lirisë vetjake të personit, pasurisë, me qëllim ngjalljen e frikës e të pasigurisë në masë, dënohet me burgim gjer në dhjetë vjet. Neni 234 Prodhimi i armëve luftarake Prodhimi, mbajtja, transportimi i armëve luftarake, kimike, biologjike, bërthamore, me bazë helmuese ose eksplozive, me qëllim për të kryer vepra terrori, dënohen me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Neni 234/a Organizata terroriste (Shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 17) Krijimi, organizimi, drejtimi dhe financimi i organizatës terroriste dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Pjesëmarrja në organizata terroriste dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Faqe|74

Select target paragraph3