Kodi Penal Viti 2014 Kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile, të shëndetësisë apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet. SEKSIONI IX VEPRA PENALE NË FUSHËN E FALIMENTIMIT Neni 193 Falimentimi i provokuar Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 194 Fshehja e gjendjes së falimentimit Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet. Neni 195 Fshehja e pasurisë pas falimetimit Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet. Neni 196 Shkelja e detyrimeve Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. SEKSIONI X ZHVILLIMI I PALEJUAR I LOJËRAVE TË FATIT Neni 197 Organizimi i llotarive të palejuara Organizmi i llotarive, lojrave të fatit apo bixhozit, në kundërshtim me dispozitat ligjore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 197/a Paracaktimi i rezultateve në garat sportive (Shtuar me ligjin nr.10 023, datë 27.11.2008, neni 20; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Kryerja e veprimeve ose mosveprimeve për paracaktimin e rezultateve në garat sportive, kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me parimet e lojës së ndershme, përbën kundërvajtje penale. Po kjo vepër, e kryer për qëllime të fitimit pasuror, dënohet me burgim nga dy deri në shtatë vjet. Faqe|64

Select target paragraph3