Kodi Penal Viti 2014 Neni 130/a Dhuna në familje (Shtuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 17; ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 33) Rrahja, si dhe çdo vepër tjetër dhune, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit fizik, psiko-social dhe ekonomik të tij, dënohet me burgim gjer në dy vjet. Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, ndaj personit që është bashkëshort, ishbashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim gjer në tre vjet. Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Po këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në praninë e fëmijëve, dënohen nga një deri në pesë vjet. SEKSIONI X VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË BESIMIT Neni 131 Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare, si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë të veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 132 Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i objekteve të kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotësisht ose pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Neni 133 Pengimi i ceremonive fetare Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Faqe|47

Select target paragraph3