Kodi Penal Viti 2014 Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e fëmijës, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet. Neni 124/a Kërkimi ose marrja e shpërblimeve për procedurat e birësimit (Shtuar me ligjin nr.9086, datë 19.6.2003, neni 5; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Kërkimi, propozimi, dhënia ose pranimi i shpërblimeve dhe përfitimeve të tjera, për të kryer ose për të mos kryer një veprim, që lidhet me procesin e birësimit të një të mituri, dënohen me burgim deri në shtatë vjet. Neni 124/b Keqtrajtimi i të miturit (Shtuar me ligjin nr.9859, datë 21.1.2008, neni 2; ndryshuar me ligjin nr.23/2012, datë 1.3.2012, neni 16; ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 30) Keqtrajtimi fizik ose psikologjik i të miturit nga prindërit, motra, vëllai, gjyshi, gjyshja, kujdestari ligjor ose çdo person që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me burgim nga tre muaj gjer në dy vjet. Detyrimi, shfrytëzimi, shtytja ose përdorimi i të miturit për të punuar, për të siguruar të ardhura, për të lypur apo për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe/ose fizik, apo arsimimin e tij, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Kur nga vepra është shkaktuar dëmtimi i rëndë i shëndetit ose vdekja e të miturit, dënohet me burgim nga dhjetë deri në njëzet vjet. Neni 125 Mosdhënia e mjeteve për jetesë Mosdhënia e mjeteve të nevojshme për jetesën e fëmijëve, të prindërve ose të bashkëshortit, nga personi që në zbatim të një vendimi gjyqësor detyrohet ta japë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Neni 126 Mosnjoftimi i ndryshimit të vendbanimit Mosnjoftimi brenda një muaji i ndryshimit të vendbanimit, të interesuarve ose organit të ekzekutimit, nga personi që sipas vendimit gjyqësor detyrohet me dhënien e mjeteve të nevojshme për jetesë fëmijëve, prindërve ose bashkëshortit të vet, si dhe ai të cilit i janë besuar fëmijët pas zgjidhjes së martesës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj. Neni 127 Marrja e padrejtë e fëmijës Marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror ose që i është besuar për rritje dhe edukim, si dhe mosdorëzimi i fëmijës prindit tjetër në zbatim të vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Faqe|45

Select target paragraph3