Kodi Penal Viti 2014 SEKSIONI VII VEPRA PENALE KUNDËR LIRISË SË PERSONIT Neni 109 Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 25; shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 10; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit me qëllim për të fituar pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për të përgatitur krijimin e kushteve lehtësuese për kryerjen e një krimi, për të ndihmuar fshehjen ose largimin e autorëve ose bashkëpunëtorëve në kryerjen e një krimi, për t’iu shmangur dënimit, për të detyruar realizimin e kërkesave a kushteve të caktuara, për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet. Po kjo vepër e kryer ndaj të miturit nën moshën 14 vjeç dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet. Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit ose e të miturit nën moshën 14 vjeç, i paraprirë ose i shoqëruar me tortura fizike ose psikike, kur është kryer kundër disa personave ose më shumë se një herë, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet dhe, kur është shkaktuar vdekja, me burgim të përjetshëm. Neni 109/a Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese (Shtuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 26) Kur personi i rrëmbyer ose i mbajtur peng lirohet vullnetarisht para mbarimit të shtatë ditëve nga rrëmbimi ose mbajtja peng, pa e arritur qëllimin e krimit dhe, kur ndaj personit nuk është ushtruar torturë ose dëmtime të tjera të shëndetit, dënohet me burgim nga tre gjer në pesë vjet. Neni 109/b Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë (Shtuar me ligjin nr.9275, date 16.9.2004, neni 11; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për të kryer ose mos kryer një veprim të caktuar, për të fituar padrejtësisht pasuri ose çdo lloj përfitimi tjetër, për vete ose për të tretë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet duke përdorur a kërcënuar me përdorimin e armës, torturës, akteve çnjerëzore e poshtëruese që kanë shkaktuar dëmtime të shëndetit, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim të përjetshëm. Neni 109/c Zhdukja me forcë (Shtuar me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 25) Zhdukja me forcë, nëpërmjet arrestimit, burgimit, rrëmbimit ose çdo forme tjetër heqjeje lirie të personit, nga funksionarët publikë apo nga persona që veprojnë me autorizimin, mbështetjen ose miratimin e tyre, shoqëruar me mospranimin e faktit të heqjes së lirisë apo me fshehjen e fatit të Faqe|39

Select target paragraph3