Kodi Penal Viti 2014 Neni 79 Vrasja në rrethana të tjera cilësuese (Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 11; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 9; shtuar nenet 79/a, 79/b, 79/c me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 16; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr.144, datë 2.5.2013, neni 48) Vrasja me dashje e kryer: a) ndaj të miturit; b) ndaj personit me mangësi fizike ose psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura; c) shfuqizuar; ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse; d) më shumë se një herë; dh) kundër dy ose më shumë personave; e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës; ë) në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/a Vrasja e funksionarëve publikë (Shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/b Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit (Shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 79/c Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare (Shtuar me ligjin nr. 144/2013) Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm. Neni 80 Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet. Faqe|31

Select target paragraph3